Gara për drejtor policie në qarqe/ Burime: 12 kandidatët me pikët më të larta emërohen drejtues, ikin aktualët! Listën e kryeson Vilson Bala, mbetin jashtë Vocaj e Panganika! Renditja e 38 emrave me pikët e fituara

Tirane- Një ditë pas intervistimit të kandidatëve në garë për 12 drejtorit vendore të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve, i përbërë nga 3 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, shpalli këtë të die, (10 nentor) listën e pikëve të fituara nga secili kandidat. Burime pranë Policisë së Shtetit bëjnë me dije se 12 të parët do të emërohen në me firmën e kryepolicit Ilir Proda nëpër drejtorit e qarqeve. 

Listën e kryeson drejtori i Operacionales, Vilson Bala, i cili në fund ka mundur të grumbulloj në total 91 pikë, garanci për emërimin në një prej 12 qarqeve më të rëndësishëm. Burime bëjnë me dije se Bala pritet të emërohet drejtor i Policisë së Tiranës.

Në vijim i dyti është ish-drejtori i AMP-së së Tiranës, aktualisht te Standardet Profesionale, Elidon Çela, me 87.3 pikë, dhe i treti zv/drejtori i Policisë së Vlorës, Elton Alushi, me 85.3 pikë. Lista vijon me Fatmir Lleshajn, drejtor Menaxhimit dhe Koordinimit, Fatmir Hoxhën, pranë Akademisë së Sigurisë dhe zv/drejtorin e Policisë së Tiranës, Luigj Vathi. 2 zv/drejtorët e Policisë së Lezhës, Gentian Berberi dhe Altin Mena, drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Durrës, Altin Merizaj, ndërsa dhjetëshja e parë përmbyllet me ish-shefin e Policisë Rrugore të Tiranës, Erion Ahmeti. Në vendet 11 dhe 12 renditen janë drejtori për Kufirin Blu, Artion Duka dhe zv/drejtori i Policisë së Vlorës, Gazmend Shehu. 

Në pikëzimin e kandidatëve, bie në sy renditja e ulët me pikë e drejtuesve aktual të qarqeve në të gjithë vendin, të cilët nuk do të jenë më drejtues në qarqe. Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në vendin e 14-të, Gjovalin Loka i Korçës një vend më sipër, ndërsa Skënder Hita i Durrësit, në vendin e 15-të dhe i 16-i Lorenc Panganika i Fierit. Zv/drejtori i Tiranës, Alket Shatro, dhe drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato renditen në vendet 22 dhe 23, ndjekur nga drejtuesi aktual i Vlorës, Ermal Muçaj dhe i Kukësit, Artan Bajraktari. I fundit nga drejtuesit aktual është Alfred Elezi, drejtor i Policisë së Lezhës.

Pjesë e listës nuk është Ardian Çipa, drejtor aktual i Policisë së Gjirokastrës, i cili bëhet me dije se është tërhequr nga gara, për arsye që mbeten të paqarta. Ndërsa, Artur Shira, Dritan Malaj dhe Lorenc Shehu, nuk u paraqitën në fazën e intervistimit, duke u skualifikuar automatikisht nga gara. Konkurrentët kanë të drejtën e ankimit brenda 2 ditësh.

Rezultatet e vlerësimit të konkurentëve
 1- Vilson Bala -                 91.00 pikë
 2- Elidon Çela -                 87.33 pikë
 3- Elton Alushi -                85.33 pikë
 4- Fatmir Lleshaj -            82.33 pikë
 5- Fatmir Hoxha-              79.67 pikë
 6- Luigj Vathi-                   78.67 pikë
 7- Gentian Berberi-          78.00 pikë
 8- Altin Mena-                   77.00 pikë
 9- Altin Merizaj-                76.00 pikë
 10- Erion Ahmeti-             75.00 pikë
 11- Artion Duka-                74.00 pikë
 12- Gazment Shehu-         73.00 pikë
 13- Gjovalin Loka-             72.00 pikë
 14- Tonin Vocaj-                72.00 pikë
 15- Skënder Hita-              71.00 pikë
 16- Lorenc Panganika-      66.00 pikë
 17- Ndue Doçi-                  66.00 pikë
 18- Niko Brahimaj-            66.00 pikë
 19- Adriatik Tafçiu-            65.00 pikë
 20- Erzen Cera-                65.00 pikë
 21- Shkëlzen Rexhepi-    65.00 pikë
 22- Alket Shatro-              64.00 pikë
 23- Altin Qato-                 63.00 pikë
 24- Ermal Muçaj-             62.00 pikë
 25- Artan Bajraktari-         61.00 pikë
 26- Lorenc Meta-             61.00 pikë
 27- Luan Mema-              60.00 pikë
 28- Ardit Elmazi-              59.00 pikë
 29- Alfred Nomani-          58.00 pikë
 30- Bedri Hasanaj-          58.00 pikë
 31- Kujtim Gjoka-            58.00 pikë
 32- Sulë Cara-                 58.00 pikë
 33- Dritan Lena-             54.00 pikë
 34- Sokol Cana-             54.00 pikë
 35- Islor Islami-              50.00 pikë
 36- Alfred Elezi-              48.00 pikë
 37- Akil Kalo-                  47.00 pikë
 38- Izet Hysa-                 32.32 pikë

 

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Petrit Sh Gjonaj: 11/11/2024 16:04

    Urime Elton Allushi .

    Përgjigju
  • Ina: 11/11/2024 10:12

    Fituesit ka dy jave te publikuar. Cfare gare thoni! Nje turp

    Përgjigju
  • Elton: 11/11/2024 07:39

    Urime per Vilson Balen, oficer shume i afte, respteke lart e me lart .

    Përgjigju
    • Toku toku: 12/11/2024 07:23

      Vilson Bala eshte nje koke gdhë nje kokëderr...

  • Doktori: 10/11/2024 21:09

    Akilo Kalo.. oficer qe ka marr gradat me veze, 0 kontribut ne policine e shtetit edhe kerkon te behet drejtor. Imagjino si do i kishte sherby krimit ky me gjith force. Hahaha

    Përgjigju
  • Avokati G: 10/11/2024 17:44

    Hallall te qofte Vislon Bala. Suksese e lart e me lart! Rrespekte nga New York.

    Përgjigju
  • Polic #: 10/11/2024 16:04

    Staf vendor më të mirë nuk ka pasur asnjë drejtor i përgjithshëm!! Urime për mediokritetin!!????

    Përgjigju
    • akil: 15/11/2024 11:06

      Ahahahahahaha Une snjoh njeri nga keta me thene te drejten,por kur lexoj komentet e kuptoj mjaft mire nivelin per te cilin po flasim! Per me teper,shih keshillin e ministrave,shih ministrite,shih administraten...nga do dalin drejtorat e policise me te mire

  • Gazi: 10/11/2024 14:10

    Asnje ndryshim te gjithe ne tave. Perpara

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?