Gara për drejtorin e Përgjithshëm të RTSH, debate te ‘Edukimi’! Leka Bungo: Ligji s’na përcakton datë, do hapet shumë shpejt

TIRANË- Gara për drejtorin e Përgjithshëm të RTSH u bë mollë sherri në Komisionin e Edukimit, ku drejtoresha e komanduar Aurora Polo raportoi për buxhetin 2025. Debati nis mes deputetes demokrate Ina Zhupa dhe kryetarit të Këshillit të RTSH, Leka Bungo.

Të pyetur se përse ende nuk është hapur gara që pas dorëheqjes së Alfred Pezës, Bungo tha se ligji nuk përcakton një afat. Bungo theksoi se Këshilli Drejtues do të diskutojë në mbledhjen e datës 2 dhjetor për hapjen e garës.

Leka Bungo: Ligji nuk përcakton datën për hapjen e garës. Për sa kohë që ligji i bërë nuk i jep asnjë autoritet Këshillit Drejtues po është thjesht noter. Ne ligj nuk thuhet se ky këshill ka tagër për të anuluar  vendimet e paligjshme te drejtorit  të përgjithshëm.

Ina Zhupa: Po kërkoni të ndryshoni ligjin në favorin tuaj? E kuptoni çfarë po kërkoni apo jo? Kur do bëhet shpallja e garës?

Leka Bungo: Shpallja e garës do bëhet shumë shpejt në momentin e duhur. Në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Drejtues do ta diskutojmë se kur do vendosim për hapjen e garës.

Çështje diskutimi u kthye edhe shkarkimi i 107 punonjësve, për të cilët Leka Bungo tha se është kompetencë e Drejtorit të Përgjithshëm.

“Lidhur me emërimet dhe çemërimet për sa kohë që Këshilli Drejtues nuk ka kompetencë, drejtorët e përgjithshëm mund të bëjnë ç’ju teket. Kanë pushuar 100 e ca veta”, vijoi ai.

Drejtoresha e komanduar e Radio Televizionit Shqiptar, Aurora Polo deklaroi sot se projektbuxheti i vitit 2025 për këtë institucion parashikohet në vlerën 2 miliardë e 900 milionë lekë, ku 770 milionë lekë janë nga financimi buxhetor dhe 2 miliardë e 131 milionë lekë nga të ardhurat e RTSH-së. Polo parashtroi kërkesat që ka RTSH sipas programeve të shpenzimeve.

“Shërbimi për shqiptarët jashtë kufijve dhe shërbimi publik i gjuhëve të huaj është në vlerën 320 milionë lekësh. Financimi buxhetor i parashikuar për këtë program në 2025-ën është në vlerën 279 milionë lekësh. Kërkesat buxhetore shtesë për shërbimin për shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë dhe shërbimin për publikun në gjuhë të huaj qëndrojnë në nivelin 41 milionë lekë për vitin 2025″, tha Polo.

Polo theksoi se synojnë rritjen e pagave për punonjësit.

"Te ardhurat nga reklamat, ne e kemi shtuar programacionin, 60% të ardhura të mbledhura nga reklamat. Deri në fund të vitit duam ta risim më shumë, synojmë të rritim rrogat e punonjësve. Synohet që paga mesatare e punonjësve të këtij shërbimi të shkojë në nivelin e 91 mijë lekëve, nga 78 mijë lekë që është aktualisht”, u shpreh Polo.

Drejtoresha e komanduar e RTSH-së deklaroi më tej se një kërkesë e saj ka qenë edhe ulja e taksës së shërbimit me Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes nga 10% në 2%. Ajo shtoi ndërkaq, se nevojitet rritja e taksës së aparatit, pasi sikurse theksoi ajo, do të lehtësonte buxhetin e shtetit.

“Rritja e pagave të punonjësve të orkestrës, apo ata që mbështeten nga këto financime buxhetore me 15%. Nëse miratohet buxheti që kam kërkuam për 2025-ën, do rrisim pagat e gjithë institucionit. Rritja e taksës së aparatit sepse jemi më të ulëtat në rajon. Me rritjen e taksës lehtësohet buxheti i shtetit sepse dalim me vetëfinancim. Të ulim taksën e shërbimit me operatorin e sistemit të shpërndarjes në 2% nga 10% që është”, përfundoi Polo.

Sa i përket Festivalit të fund vitit në RTSH sipas Polos cilësia ka ardhur në rritje .

“Festivali ka ardhur ne rritje sa i përket teknologjisë ndërsa nga ana artistike do jetë shumë më i mirë”, tha Polo.

Në fund të kësaj seance dëgjimore u miratua në parim projektbuxheti i vitit 2025 me 11 vota pro 4 kundër dhe 0 abstenim .

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës