TIRANË- Pavarësisht se ish-deputeti Ervin Salianji nuk e përjashtoi një ditë më parë mundësinë e kandidimit në garën e 23 majit për kryetar të PD, Partia Demokratike i mbyll derën duke thënë se nuk mund të jetë rival i Sali Berishës.
Në një përgjigje, që Report Tv i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm të selisë blu, Flamur Noka, thuhet se Salianji: nuk mund të kandidojë në garën për kreun e partisë më të madhe opozitare në vend, pasi ai nuk është më anëtar i partisë.
“Nuk mund të kandidojë, nuk është më anëtar i partisë”, thuhet në reagimin për Report Tv.
Emri i Salianjit u la jashtë, në procesin e fundit të rifreskimit të listave të anëtarëve, bazuar mbi një udhëzim të nxjerrë në fillim të këtij viti ku thuhet se: "Nuk do të konsiderohen anëtarë të Partisë Demokratike, ata që: Kanë punuar kundër interesave të Partisë Demokratike në fushatat zgjedhore, duke u angazhuar në forma të ndryshme pro kundërshtarëve tanë politikë; apo ata që, me qëndrimet e tyre publike dhe politike kanë vepruar kundër vijës politike të Partisë Demokratike, kanë bashkuar votat/qëndrimet me kundërshtarët tanë politikë për çështje shumë të rëndësishme në nivelin vendor apo qendror. Apo ata, që me qëndrimet e tyre publike kanë thyer rëndë disiplinën e partisë Rregulloren e Brendshme dhe Kodin e Sjelljes.”
Ervin Salianji shihej si figura më e fortë dhe rival potencial përballë Sali Berishës, të cilin e ka sfiduar edhe përmes foltoreve paralele me demokratët.
Por, pikërisht për shkak të këtyre takimeve të nisura dhe akuzave të forta ndaj lidershipit demokrat, Salianji u akuzua se ka shkelur vijën e kuqe duke bashkëpunuar me krimin, që solli më tej edhe vendimin e Berishës për ta quajtur të ‘vetëpërjashtuar’.
Edhe 2 emrat e tjerë, Evi Kokalari e Alesia Balliu pritet të mos pranohen kandidate zyrtare për të njëjtën arsye, ato nuk janë në listat e anëtarësisë, dhe kryesia e PD-së me gjasë do e refuzojë kandidaturën e tyre.
Komente











Duket qe Berisha po e shpie Salianjin drejt nje perseritje te historise se tij me Bashen,qe nga perzenia nga partia,foltoret e deri te marrja e mundshme e partise,vetem se rolet jane nderuar.Tani rolin e Bashes e luan Berisha dhe rolin e Berishes,e luan Salianji,por pa /dekoraten/ amerikane qe ka Berisha.Te shohim deri ku do te shkoje Salianji.
PërgjigjuSali non grata ja ka kaluar udhëheqësit shpirtëror shokut Enver.... PD është një parti shpellarësh....
PërgjigjuFiks,s'duhet me dale kundra pronarit te partise,prof.doc.Sali Berisha.Eshte prona e vet Pd-ja,e ka t'rregjistuar ne gjykate me nipt e t'gjitha.Nuk ka burre nene qe t'ja marri pronen,plus qe ne qofte se nuk e do vete pronen,ja le familjareve t'vet.Mos be ni keshtu planesh o Salianj,se s'ju le Sala gjall n'bot.
Përgjigju