Është rikthyer në garën për anëtare të Gjykatës Kushtetuese Zhaklina Peto. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, raporton se vendimi është marrë mëngjesin e sotëm nga Gjykata Administrative e Apelit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e skualifikoi për herë të dytë Zhaklina Peton në një vendim të marrë më 23 nëntor pasi Gjykata Administrative e Apelit e riktheu.  Vendimi nga KED u more me argumentimin se ajo kishte mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji për të qenë anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Kujtojmë se KED e përjashtoi fillimisht znj. Peto në një vendim të marrë në fillim të shtatorit.Mësohet se ditën e sotme pritet seanca për Shaqir Hasanin. Ndërkohë që javën e kaluar Gjykata Administrative rrëzoi ankimin e skualifikimit të kandidatit të Gjykatës Kushtetuese, Eugen Papandile.