Gara për kreun e Partisë Demokratike në Korçë është përfshirë nga tensione dhe polemika, pasi nga lista e kandidatëve është përjashtuar Bravaldi Xhafka, aktualisht sekretar organizativ i degës.
Vendimi është marrë nga drejtuesit e PD-së në qender, kryetari Sali Berisha dhe sekretari i pergjithshem, Flamur Noka.
Zgjedhjet e parashikuara për neser (26 prill) tashme janë shtyre për më 3 Maj.
Xhafka, i cili kishte shpallur zyrtarisht kandidaturën, pretendon se përjashtimi është bërë për arsye fetare.
"Kjo situatë sigurisht që daton një muaj përpara. Na ka ardhur udhëzimi për të zhvilluar zgjedhje për kreun e Partisë Demokratike të degës Korçë. Procedurat janë normale si në çdo degë tjetër. Ka ardhur udhëzimi, që ka kriteret për kandidaturat. Janë ftuar të gjithë demokratët e Korçës që kush ka një plan, një platformë të vijë dhe të garojë siç funksionon në një parti demokratike. Ashtu kam vendosur dhe unë të zhvilloj, të kandidoj me idetë e mia, me vizionin tim dhe me platformën timë që mendoj që ishte një platformë fituese për demokratët e Korçës",- tha Xhafka në Report Tv.
"Unë kam marrë një argument përjashtues, për çështjen e balancës fetare. Praktikisht është fyese për komunitetin, fyese për atë që unë përfaqësoj. Është fyese për demokratët e Korçës, por realisht kjo është e vërteta",- shtoi ai.
Në gare tashme janë Irvin Bode dhe Harito Zoto, te dy te besimit ortodoks.
Ai hedh përgjegjësi direkte mbi drejtuesin politik të qarkut, Ivi Kaso, duke pretenduar se prej javësh ka pasur përpjekje për ta nxjerrë nga gara. Po keshtu akuzon dhe sekretarin e pergjithshem te PD-se, Flamur Noka.
"Kjo është një skemë e krijuar nga Ivi Kaso për të krijuar klanet e veta. Ai po lobon, ka një klan të vetin, po e mbështët, por besoj se nuk do t’ia dalë deri në fund të garës. Githësesi ai po përpiqet, dhe duke më eliminuar mua nga gara mendon se do të lulëzojë klani i tij që i shërben vetëm Niko Peleshit dhe askujt tjetër në Qarkun e Korçës. Edhe Flamur Noka nuk është jashtë kësaj loje. Me delikatesën e një politikani që ai mendon që është më ka komunikuar që do të respektojmë balancat fetare",- tha Xhafka.
Ndërkohë, burime brenda strukturave të PD-së në juglindje flasin për përçarje, edhe për shkak të ndikimit të Ervin Salianjit, pasi Xhafka shihet si mbështetës i tij.
"Unë mendoj që jo vetëm zoti Salianji për çdo njeri tjetër në Partinë Demokratike ka kontribute personale, ka kontribute familjare. Edhe unë vij nga një kontribut personal, vij nga një kontribut familjar. Në qytetin e Korçës, sidomos në këtë garë nuk ka lidhje zoti Salianji, është çështje idesh, është çështje mendimesh. Meqë më përmende zotin Salianji, unë e ka hasur dhe dëgjuar shpesh historinë e zotit Salianji. Unë padiskutim e kam pasur deputetin e Qarkut të Korçës për 8 vite me radhë. Sigurisht që atë e ka sjellë PD, e kanë sjellë drejtuesit e PD, dhe ne në Korçë kemi treguar mbështetjen maksimale, sikundër tregojmë për çdo deputet tjetër që vjen në qarkun tonë. Çështja Salianji i takon Salianjit për ato interesat e tij që është shfaqur së fundmi, por kurrësesi zoti Salianji nuk ka ndërhyrë në degën e Korçës, apo nëpërmjet meje, për të më vendosur mua kandidat apo dikë tjetër",- tha Xhafka.
Komente










