Gara për kreun e ri të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm propozon Ilir Prodën! Emri në zyrën e Ramës

Tirane- Ilir Proda, drejtor aktual i Policisë së Elbasanit, është propozimi i ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, për të marrë detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Emri i tij do t’i përcillet Këshillit të Ministrave si kandidat dhe vendimi zyrtar pritet të merret në mbledhjen e qeverisë të mërkurën (2 tetor 2024).

Gara mes 11 kandidatëve u ngushtua të premten (27 korrik) me përzgjedhjen e 5 më të vlerësuarve nga Komisioni i Posaçëm, i ngritur në Ministrinë e Brendshme, të cilat iu dorëzuan Hoxhës.

Në rend alfabetik, në pesëshen më të mirë të vlerësuar ishin edhe zv/drejtori i Policisë së Lezhës, Altin Mena, një prej emrave surprizë të kësaj gare, drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Ardian Çipa, drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, dhe drejtori i Policisë së Durrësit, Skënder Hita.

Seancat dëgjimore u ndoqën nga misionet partnere pranë Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, ICITAP dhe EU4LEA, në rolin e vëzhguesit të procesit. Komisioni zhvilloi seanca dëgjimore me qëllim vijimin e procesit të vlerësimit për 11 kandidatët e kualifikuar, të cilat u ndoqën nga misionet partnere, ICITAP dhe EU4LEA, në rolin e vëzhguesit të procesit. 

Komisioni i Posaçëm kreu verifikimin e pastërtisë së figurës për të gjithë kandidatët e kualifikuar, duke kërkuar të dhënat përkatëse nga organet ligjzbatuese si vijon: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Prokuroria e Përgjithshme, Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH),  Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (DPPSH), Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Agjencia e Informacionit të Sigurisë së Mbrojtjes (AISM). 

Në fund të këtij procesi, ditën e premte 27.09.2024, Komisioni i Posaçëm i dorëzoi në bazë të ligjit Ministrit të Brendshëm listën me 5 kandidatët më të vlerësuar, paraqitur si më poshtë sipas rendit alfabetik:

•    Z. Altin Mena
•    Z. Ardian Çipa
•    Z. Ilir Proda
•    Z. Neritan Nallbati
•    Z. Skënder Hita

 

Edhe pse jo i detyruar, pasi sipas ligjit të Policisë së Shtetit ministri i Brendshëm mund të zgjedh njërin prej 5 kandidaturave që Komisioni i Posaçëm i dorëzon pas pikëzimit, burime bëjnë me dije se Ervin Hoxha ka zgjedhur të propozojë të parin e renditur, Ilir Prodën, i cili mundi të marrë më shumë pikë se konkurrentët. Megjithatë, të pestë më të mirët kanë diferenca minimale pikësh mes njëri-tjetrit. Mistri i Brendshëm do t’i përcjellë Këshillit të Ministrave, si kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Ilir Proda dhe vendimi i Qeverisë për këtë kandidaturë do të merret në mbledhjen e radhës." thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme. 

Por, kush është Ilir Proda?
Karrierën në Policinë e Shtetit e nisi në vitin 2005 në Komisariatin nr. 3 në Tiranë për 6 vjet me radhë, për të vijuar me detyra të tjera të rëndësishme, shef në disa komisariate të ndryshme në vend, përfshirë edhe detyra në Drejtorinë e Përgjithshme në seksionin kundër narkotikëve dhe njësisë kundër krimeve. Për 4 vite me radhë mbajti detyrën e zv/drejtorit të krimeve të Korçës dhe Elbasanit, deri në mars 2023 kur u emërua drejtor i qarkut, po në Elbasan. Së fundmi SPAK i sekuestroi telefonin për verifikim edhe nga SPAK, mbi dyshimet e dekonspirimit të operacionit të Çopjave më 31 korrik, i cili pritet të verifikohet në vijim nga ekspertët.

Në garën për drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ishin edhe Adriatik Tafçiu, Gentjan Shehaj, Idajet Faskaj, Lutfi Minxhozi, Pëllumb Seferi dhe Rebani Jaupi, të cilët mbajnë mbi supe karrierë me kontribut të gjatë të blutë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:45
SKEDA/ Kush është Ilir Proda, i propozuar për drejtor të Policisë së Shtetit! Dhjetë vite me ngjitje, nga shef i Komisariatit nr. 2, në kryepolicin e Elbasanit

Ilir Proda, kryepolici i Elbasanit, i propozuar sot për drejtor të Policisë së Shtetit

Gara për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që do pasojë të dorëhequrin Muhamet Rrumbullaku, zyrtarisht ka përfunduar dhe janë mësuar 5 emrat e listuar dhe vlerësuar me pikë nga Komisioni Ad-Hoc.

Ditën e sotme (30 Shtator), Ministria e Brendshme konfirmoi përfundimin e procesit dhe ministri Ervin Hoxha njoftoi se i ka propozuar kryeministrit Edi Rama si kandidat fitues të garës pikërisht drejtorin e Policisë së Qarkut Elbasan, Ilir Proda, me 19 vite karrierë në radhët blu.

Ky i fundit u verifikua nga SPAK-u pas dyshimeve për operacionin e dekonspiruar të dosjes “Çopja” në Elbasan, ku shumë nga të dyshuarit nuk u arrestuan dot dhe iu sekuestrua telefoni. Pas verifikimeve ka vijuar garën dhe tashmë është propozuar për kryepolic.

Por kush është Ilir Proda: Karriera e 43-vjeçarit nga oficer i thjeshtë, deri në detyrat e larta si Shef i Komisariatit nr. 2 në Tiranë përgjatë vitit 2014, ku u denoncua edhe për një incident i denoncuar nga një vajzë 19-vjeçare për dhunë, por që SHÇBA nga hetimet e nxori të pafajshëm, deri tek posti i kryepolicit të Elbasanit dhe tani i propozuar si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Pas mbarimit të Akademisë së Sigurisë në vitin 2005, punoi si oficer në Komisariatet nr. 3 dhe 4 deri më 2012, për të kaluar më pas në Policinë e Shtetit për një vit dhe më tej si shef i Komisariatit nr. 2 në Tiranë.

Pas incidentit të vitit 2014, zhvendoset në Bulqizë për dy vite shef Komisariati dhe më pas në Drejtorinë e Përgjithshme, te sektorët e Antidrogës dhe Antikrimit për tre vite. Më 2019 emërohet zv/drejtor në Korçë dhe më 2021 me të njëjtën detyrë në Elbasan, ku më pas emërohet edhe drejtor më 2023, post që e mban aktualisht.

Karriera e Ilir Prodës:

– 2002-2005 Akademia e Policisë

-Gusht 2005-Nëntor 2011, Komisariati Nr.3 Tiranë

-Nëntor 2011-Mars 2012, Komisariati Nr.4 Tiranë

-Mars 2012-Qershor 2013, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, seksioni kundër krimeve ndaj jetës dhe lirisë së personit

-Qershor 2013-Tetor 2013, në Policinë e Lezhës

-Tetor2013-Dhjetor 2014, Shef Komisariati Nr.2 Tiranë

-Dhjetor 2014-Shkurt 2016, Shef Komisariati Bulqizë

-Shkurt 2016-Maj 2017, Seksioni për hetimin e narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

-Maj 2017-Korrik 2019, Drejtoria e Përgjithshme, Njësia për hetimin e krimeve kundër personit dhe pasurisë

-Korrik 2019-Tetor 2021, Zv/Drejtor për hetimin e krimit në Korçë

-Tetor 2021-Mars 2023, Zv/Drejtor për hetimin e krimeve në Elbasan

-Mars 2023 dhe në vijim, Drejtor i Drejtorisë Vendore i Policisë së Elbasanit

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cupi Copja: 30/09/2024 21:23

    Kush e kujton kur u hap gara dhe e di qe ky do emerohej. Eshte Emerim i Suel Celes.

    Përgjigju
  • Smile: 30/09/2024 20:11

    Qofsha i gabuar por nëse ky ka qenë në krye të policisë së Elbasanit, i bie që është përgjegjës edhe për nivelin e lartë të krimit atje. Çfarë ka bërë ky Proda për ta ulur krimin në Elbasan? Më shumë se përdorimi i metodave bashkëkohore në policimin në komunitet, ky vend ka nevojë ulëritëse të luftojë organizatat kriminale që janë shtrirë kudo në vend dhe grupe e individë të krimit të organizuar që i bëjnë karshillëk shtetit ditën me diell.

    Përgjigju
  • obobo: 30/09/2024 16:36

    tani spaku do ta ndaloje fare bashkepunimin me policine....

    Përgjigju
  • Avokati: 30/09/2024 16:28

    Ilir Proda vjen nga nje familje shume e mire dhe fisnike.Eshte djale i pergatitur dhe per mendimin tim eshte zgjedhja me e mire.Uroj dhe mendoj se do te vendos Keshilli Ministrave per emrin e tij.Bravo????.

    Përgjigju
    • sheqeri: 30/09/2024 18:00

      nale avokat se na zu diabeti nga komplimentat...ky ska lexu nje liber ne jeten e vet, sdi asnje gjuhe te huaj na njihka david bayleyn e Peter Nyeroudin... aman mos na hapni barkun ... naksimumi ka bo ndonje kurs tek akademia ne sauk

    • avokati ilirit: 30/09/2024 16:45

      Ilir Proda do ta coje policine ne nje nivel tjeter, do ta modernizoje dhe tejkaloje cdo pritshmeri nderkombetare ne aplikimin e metodave bashkekohore. Do te shpalose nje vizion aq revolucionar per ecjen perpara te policise sa ju do te habiteni! Do te aplikoje cdo teori perparimtare te akademikeve te medhej si David Bayley, Peter Neyroud e te tjere per profesionalizimin dhe përmirësimin e etikës në policimin modern, reforma dhe qasje të reja për policimin demokratik dhe komunitar, partneritetit mes sektorit publik dhe privat!!!

  • Elbasan: 30/09/2024 15:29

    Oho lumt suel cela me shoket deri dje beshin namin ne elbasan tashi do bejn namin ne shqiperi,po per kete ilir proden e di gjith elbasani qe esht marjoneta e suel celes qe me urdherat e suelit kan lulezuar llotot qe i zoterron vetem sueli ne elbasan edhe arresohet ato qe nuk punojn me ate si edhe shpendaresit e droges qe funizohen tek sueli nuk arrestohen por kush funizohet tek te theret i pret burgu,rasti me i fresket qe u arrrestuan 2 persona me arm ne elbasan per arsyen qe ishin me capjat se ushtaret e suelit qe e majn atmen ne bres duke filluar nga 15 vjec e siper nuk i dridhet qepiku si prek njeri me dor policat kan mar info per targat qe nuk duhen ndalu ne elbasan e kush duhet arrestu. TURP!!!!

    Përgjigju
    • Eri: 30/09/2024 17:20

      Ku eshte gjithe ky konspiracion re bab? I ditka gjithe komisariati i Elbasanit targat e çërrave te Suelit dhe askush nuk denoncon tek spiuni dixhital i Saliut. Shko torollak ha ndonje pjate pilaf me kos aty, boll fole idiotlliqe se behesh qesharak. Influenca ka, por qe te vesh gishtin tek njeri apo tjetri eshte guxim i madh.

  • Turp turp: 30/09/2024 15:26

    Turp turp turp

    Përgjigju
  • eri: 30/09/2024 15:17

    Mund te jete djale i mire dhe i pregatitur, por kam frike se do perfundoje si Gledis Nano.

    Përgjigju
  • HAJDAR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]:: 30/09/2024 15:09

    Zgjedhje e duhur. Ky do i shtypi malokët e PD. Ta ngrejë kokën po jua mbajti menderja

    Përgjigju
  • Do hyj ne histori: 30/09/2024 15:06

    Si i pari drejtor policie ne detyre qe arreston spaku

    Përgjigju
  • Toni: 30/09/2024 14:53

    Po Spak sikur ka nen hetim kete. Shtet bandash.

    Përgjigju
  • Mali: 30/09/2024 14:50

    Ju është larguar arësyeja,ju që paragjykoni.Lëriani kohës të gjykojë.Ju që sditët se çfarë bëtë duke vënë në krye të:SH.I.SH. E POLICIS KAROCIER,KËPUCAR,AGRONOM,ARSIMTAR E NJËRËZ TË TIPIT BREÇANI,PREMÇI AI ISH PROKURORI E KU DI KY POPULL MË DHE ÇFARË MBOLLËN KRIM E KORUPSION QË LULËZON DHE NË DITËT E SOTME.JU nexho,bobi e tuti duhet të jeni të tipit të ushtarëve të gazidedes që pa u tharë boja ja nisët avazit.

    Përgjigju
    • Elba: 30/09/2024 16:31

      Malo disa nga ato qe jan shkruar jan te verteta. Edhe ku ka ze nuk eshte pa gje. Gjithsesi suel cela si ka ren ne qafe kurrkujt nga populli thjesht ka cfare ka e me ke e ka e di ai. Pjesa tjeter sdi cfare te shtoj.

    • Kodra: 30/09/2024 16:27

      Për cilin SHISH e ke fjalën? Për këtë që tani e drejton mbrapsht kjo Kosovarja që e përzunë nga Kosova se shiste informacione? Apo pêr Haki Çakon, drejtori i kanabizimit se i policisë nuk mund të ishte. Nuk paragjykojmë jo, gjykojmë me fakte. E ka goditur ndonjëherë Proda bandën e Suel Çelës?

  • Ligji: 30/09/2024 14:50

    Me vjen keq per Ramen qe mundohet kaq shume. Duhet te kishte vene qe ne fillim Suel Çelen qe te mos punoje me sekserin e tij Proda, por direkt me bosin.

    Përgjigju
  • Nexho Shaban Nexhi: 30/09/2024 14:33

    Tani po. Ore po ai avokati cfare telepatie.

    Përgjigju
    • kina: 30/09/2024 16:27

      tamam o vlla avokati ca telepatie ja nxorri emrin ketij qe para nje muaji dhe e beri ceshtje te sigurte! ... o pike tuaja e vleresimi juaj aman

  • Bobi: 30/09/2024 14:33

    Bandat zgjodhen banditin. Te fala Suel Celes, Kamer Mehjes dhe Qif Rakipit trustit te kokaines.Forca cuna blini dhe vidhni vota ne Qarkun Elbasan

    Përgjigju
  • Tutu: 30/09/2024 14:10

    Po ky tipi u hetua per dekospirim te opracionit per arrestimin e Çapajve ne Elbasan… hajde shtet hajde… me te bukur do ta kemi Shaiperine …!!,,.

    Përgjigju
    • Hapur fare: 30/09/2024 14:58

      Ter nuk jua ben qerpiku bandave te droges edhe krimit. E imagjinoni ti ankoheni kryetarit te policise per policite lokale ose krimin e organizuar me shprese se do gjesh drejtesi? Lufta nuk behet vetem per vota. Kjo do te thote qe shtetin Shqiptare e drejtojne bandat edhe krimi. Nuk kam degjuar ndonje me doktorate ne ekonomik pjese te krimit te organizuar. Qe do te thote, vaj me det moj Shqiperi. Ku jane nderkombetaret? Ku eshte Amerika? Ju shofte fara 7 breza ketyre kellirave qe kane kapur per fyti Shqiperine edhe po e mbysin.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Libani sulmon me dron veriun e Izraelit, 20 të plagosur në Haifa, 5 rëndë! 18 të vdekur në shkollën e Nuseirat në Gaza

Libani sulmon me dron veriun e Izraelit, 20 të plagosur në Haifa, 5 rëndë! 18 të vdekur në shkollën e Nuseirat në Gaza