Prokurori Elvin Gokaj, një prej kandidatëve për drejtimin e SPAK, deklaroi se parimi kryesor i drejtimit të tij do të jetë integriteti dhe mbështetja e plotë e prokurorëve.

Ai u shpreh se përvoja e tij mbi 10-vjeçare në drejtimin e prokurorive në disa rrethe të vendit e ka mësuar rëndësinë e punës në grup dhe të pavarësisë profesionale brenda sistemit. Ai foli edhe për pikat e tij të forta dhe të dobëta.

“Pikat e mia të forta, puna, integriteti dhe mirënjohja ndaj njerëzve që punojnë dhe derdhin djersë për këtë vend. Pika e dobët janë programet kompjuterike që kanë avancuar, por me ndihmën ekspertëve do ta kalojmë këtë fazë”, tha Gokaj.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Altin Dumani ikën më 18 dhjetor, Klodian Braho zgjidhet drejtuesi i ri i SPAK! Merr 7 vota nga KLP, Xholi 3 dhe Gokaj 1