Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se do të shpallë ditën e hënë renditjen e kandidatëve për Kryeprokurorë. Kjo është mbledhja e 28 e këtij institucioni dhe do të mbahet në orën 12:00.
Aktualisht në postin e kryeprokurorit është Arta Marku, e cila ka aplikuar për të kandiduar sërish. Po kështu në garë për këtë post janë edhe Olsian Çela, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Allushaj. Nga këta të tre vetëm Olsian Çela ka kaluar vettingun me vendim të formës së prerë.
Në ktë mbledhje janë ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS (EU Funded Project), OPDAT (Funded from the United States Department of Justice/ Assistance and Training and Technical Assistance Program), si dhe vёzhgues tё tjerё tё akredituar.
Komento