Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka konfirmuar emrat e 5 kandidatëve zyrtarë që do të jenë në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, pas mbylljes së detyrës 7-vjeçare të Olsian Çelës në krye të këtij institucioni.
Në përfundim të afatit të aplikimit, 5 kandidatët në garë për Prokurorin e Përgjithshëm janë si më poshtë:
Ajo që vihet re është se në listë ndër të tjerë, janë prokurori i SPAK Adnan Xholi, si dhe ish-Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku.
Pasi të analizojë nëse kandidatët plotësojnë kriteret, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, do të rendisë tre kandidatët më të kualifikuar, listë e cila i dërgohet për votim Kuvendit të Shqipërisë.











Komente
Komento