TIRANË- I konsideruar gjithmonë si një detyrë e burrave, pozicioni i shefit të komisariatit në polici nuk është më i tillë. E para grua që theu mitin ishte Anila Popa disa vite më parë në krye të komisariatit të Librazhdit. Vite më vonë, kur Policia e Shtetit është nën ethet e garës në të gjitha nivelet drejtuese, 9 gra kanë shfaqur interes për pozicionin e shefes së komisariatit. Blutë këtë të martë publikuan listën me 290 emra kandidatësh, të cilët garojnë për 48 pozicione në të 12 drejtoritë e qarqeve.
Dy ish-zëdhënëse janë në garë, aktualisht në pozicione të tjera, Alda Prela, shefe e Kartotekës Kriminale në Policinë e Lezhës dhe Edjona Dano, shefe e Krimeve në Komisariatin nr. 6. Më tej, lista e grave konkurrente për shefe komisariati vijon: Amarilda Shabani, Enerjeta Aliaj, Ermonela Matuka, Geralda Mançellari, Nadire Gjinali, Nertila Meta dhe Vera Vasia. Aplikimi i grave për poste të larta në Policinë e Shtetit vjen si një strategji e bluve për përfshirjen e tyre në rolet më të larta. Ndërkohë, në garë, përveç emrave aktual shefash komisariatesh burra, interes ka nga pozicione më të ulëta, shefa krimesh dhe rendi, duke përfshirë gradat “nënkomisari”, “komisar” dhe “kryekomisar”.
Procedura e përzgjedhjes pritet të jetë e njëjtë si ajo për drejtor qarqesh. Të gjithë aplikantët do t’i nënshtrohen kontrollit nga një komision vlerësimi në bazë të performancës, etikës, edukimit e më gjerë. Në fund, vetëm 48 prej tyre pritet të marrin emërimin përfundimtar.
Ndërkohë, këtë të martë deri në mesnatë është edhe afati i fundit për ankimin e rezultateve të pikëzimit në garën në drejtor qarqesh. I vetmi deri para përfundimit të afatit që ka ankimuar është drejtori i Policisë së Fierit, Lorenc Panganika, i cili u rendit i 16-i, me 66 pikë. Emërimi i drejtuesve të rinj pritet brenda javës, me firmën e kryepolicit Ilir Proda.
Emrat e 9 policeve mes 290 emrave ne gare per shef komisariatesh
1- Alda Prela
2- Amarilda Shabani
3- Edjona Dano
4- Enerjeta Aliaj
5- Ermonela Matuka
6- Geralda Mançellari
7- Nadire Gjinali
8- Nertila Meta
9- Vera Vasia





S.G/Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 17:55
Kualifikueset e Botërorit, si e parashikoni Shqipëri-Andorra?
-
Fiton Shqipëria
84.6%
-
Barazim
7.7%
-
Fiton Andorra
7.7%
Vota total: 259
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri Hoxha: Angazhimi dha rezultate në parandalimin e korrupsionit! Ambicie përsosja e mëtejshme e Policisë, të rrimë me këmbë në tokë
21 Mars, 13:08
-
Zgjedhjet/ Proda takon Celibashin në KQZ: Kush cenon procesin, do përballet me pasojat ligjore, do ndjekim çdo rast! Bashkëpunim edhe me Prokurorinë
18 Mars, 13:38
-
Protesta e Berishës për TikTok-un në 17-vjetorin e masakrës së Gërdecit, policia rendit rrugët që do të bllokohen për të paktën 2 orë
15 Mars, 13:31
-
Çmontohet grupi që shiste drogë lokaleve të Tiranës dhe e trafikonin në Kosovë, ‘Tentakulat’ prangosin 5 persona, 5 të tjerë shpallen në kërkim (EMRAT)
13 Mars, 13:39
-
Proda: Vitin e kaluar erdhën 10 mln turistë dhe nuk pati asnjë incident! Policimi në komunitet rriti parametrat e sigurisë
12 Mars, 16:38
-
Kishte kryer disa vjedhje në Milano, arrestohet 33- vjeçari nga Laçi, pritet ekstradimi në Itali (EMRI+VIDEO)
12 Mars, 08:52
-
Mbretëria e Bashkuar i dhuron policisë së shtetit pajisje imazherike për detektimin e shpejtë të drogës e armëve në kufi
9 Mars, 14:33
-
Policia finalizon operacionin “Rifle”: Sekuestrohen armë, municion dhe mjet prerës, vihet në pranga 53-vjeçari në fshatin Grorë
9 Mars, 10:54
-
Rregullorja e re e Policisë së Shtetit, nga leja vjetore te shpërblimet dhe detyrat! Përveç shoqërimit, efektivit i shtohet e drejta e ndalimit
8 Mars, 20:32
-
Një delegacion i policisë së Tiranës, vizitë pune në Londër, bashkëpunim me strukturat e laboratorit të Policisë Shkencore të Anglisë
7 Mars, 11:01
-
Jo vetëm gjyqtarët e prokurorët, do merren në mbrojtje dhe policët e kërcënuar nga krimi! Ja vendimi i Qeverisë (VIDEO)
6 Mars, 13:04
-
Korçë/ Arrestohet efektivi i patrullës, përplasi këmbësorin me makinë e iku pa i dhënë ndihmë të plagosurit! Ngjarjen ia fshehu policisë (EMRI)
5 Mars, 11:52