Sali Berisha thotë se PD do të nisë së shpejti përgatitjet për zgjedhjet vendore dhe se nuk ka asnjë vendim për të përjashtuar primaret për zgjedhjen e kandidatëve.
Sali Berisha: PD në kohë shumë të afërt do të nisë përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Çështja e hapjes së garës, ndonëse në njëfarë mënyre nuk është se nuk është punuar, është punuar, por po vazhdon puna dhe në momentin më të parë do ta shpallim.
Do ketë përjashtim nga rregulli këtë herë për të mos zhvilluar primare, apo do i qëndroni besnik statutit?
Sali Berisha: Jo, nuk ka asnjë vendim që të përjashtohen primaret. Nuk ka.
Ndërkohë, për këto zgjedhje, do keni kandidat të pavarur për Tiranën, apo PD do shohë mundësinë e shqyrtimit?
Sali Berisha: Gjithçka do vendoset në javët e ardhshme.
Për një kandidaturë të mundshme të Ilir Alimehmetit për Bashkinë e Tiranës, ai la gjithçka të hapur.
Sali Berisha: Ilir Alimehmeti është një personalitet i shquar i PD dhe i qytetit të Tiranës. Gjithçka do përcaktohet në javët e ardhshme.
Ndërsa ambicien e Erion Braçes për Tiranën, Berisha e cilësoi pjesë të një lufte të brendshme në PS.
“A nuk u shpall njëherë kjo Korba e Covid-it si kandidate? U shpall zyrtarisht nga Rama. Tani, e kupton që kjo është një luftë e brendshme midis tyre në klan. Nuk ke ç’i bën, le të vazhdojnë, po Tirana nuk voton më partinë e krimit në mënyrë përfundimtare. Për këtë u siguroj”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Mbledhja e Ramës me ministrat në Pogradec, Berisha: Aheng qeveritar! Mashtron, asnjë zgjidhje për hallet e qytetarëve









