Gara për vaksinën, a do të ngelen vendet e varfra pas?

Gara për vaksinën, a do të ngelen vendet e varfra pas?

Foto ilustruese

Në një kohë që shumica e shteteve në botë po përballen me një rritje të konsideruar të numrit të të infektuarve, shumë më e egër se në valën e parë, shpresa e të gjithëve është drejtuar nga vaksina, megjithatë ka pasur shqetësime të shumta se vendet e varfra mund të mos kenë qasje të shpejtë në vaksina.

Rezultatet e hershme kanë treguar se të paktën dy vaksina janë efektive, dhe disa vaksina të tjera janë në provat e fundit, megjithatë asnjëra nuk ka marrë ende miratimin e EMA-s apo FDA-s.

Fakti që vaksina nuk është miratuar ende, kjo gjë nuk i ka penguar aspak shtetet të blejnë dozat e vaksinës, 6.4 miliardë doza vaksinash të mundshme janë blerë tashmë dhe 3.2 miliardë të tjera janë ende në fazën e negociatave.

Në bazë të të dhënave të fundit, shtetet më të pasura janë ato të cilat kanë paguar për shumicën dërmuese të vaksinave. Disa vende me të ardhura të mesme me kapacitet prodhues kanë qenë gjithashtu në gjendje të negociojnë për marrëveshje të mëdha. India, BE, SHBA, Kanada dhe  Britani janë ndër vendet që kanë rezervuar më shumë doza.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)  tha për BBC se “është e kuptueshme që udhëheqësit duan të mbrojnë fillimisht qytetarët e tyre- por përgjigja ndaj kësaj pandemie globale duhet të jetë kolektive”.

Andrea Taylor, i cili ka udhëhequr analizën e Duke, tha se kombinimi i marrëveshjeve të blerjes paraprake dhe numrit të kufizuar të dozave  do të thotë se mund të ndeshemi me një skenar ku vendet e pasura do të kenë qasje te vaksinat dhe vendet e varfra me shumë mundësi nuk do të kenë qasje.

Pabarazia në shëndetin global nuk është asgjë e re, pasi sipas vlerësimeve të OBSH, gati 20 milion fëmijë nuk kanë mundësi të vaksinohen çdo vit. Hulumtimet tregojnë se gjatë pandemisë së “gripit të derrit” 2009 furnizimi i vaksinave u dominua nga marrëveshjet e blerjes paraprake me shtetet e pasura, pavarësisht synimeve dhe politikave të Covax  për një shpërndarje të drejtë të vaksinave.

Nisma e përbashkët – midis aleancës së vaksinave Gavi, OBSH-së dhe Koalicionit për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike (CEPI) – synon të sigurojë mjaftueshëm vaksina për vendet pjesëmarrëse për të paktën 20% të popullsisë së tyre.

Programi është hartuar në mënyrë që vendet e pasura të blejnë vaksina të mundshme dhe të ndihmojnë në financimin e vendeve të  varfra. Deri më tani, janë  përfshira 186 vende.

Covax tashmë ka siguruar marrëveshje paraprake të blerjes të qindra miliona doza të vaksinave të mundshme që do të shpërndahen në mënyrë të barabartë midis vendeve.

Ndërsa shkalla e rasteve, viktimave dhe kufizimeve ndryshon në vende të ndryshme, OBSH-ja ka deklaruar se çdo vaksinë duhet të jetë në dispozicion në të gjitha vendet për të luftuar virusin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Kimete Berisha: Gruaja misterioze!

Kimete Berisha: Gruaja misterioze!