Referuar emrave që po qarkullojnë në media për zgjedhjet lokale të 2019, kryetari i Bashkisë, Veliaj është shprehur se, PD-ja nuk ka asgjë për t’i prezantuar qytetarëve. Sipas Veliajt, opozita mund të ngrejë sërish çadrat, pasi sa herë që vendi është në prag zgjedhjesh, krijohet një situatë destruktive.
“Të vijë kush të dojë, Dashi, Jorida, Pollo, Paloka, Luli, Shkelzeni. Pyetja eshte ca do thonë mo vlla se kur e kishin 4 vjet fjetën gjumë tani do jenë superaktive, edhe ai 10 % i Tiranes do thotë shume mirë që do dilni kundër lalit, por ca keni bërë këto 4 vjet, se fjetët gjumë edhe në opozitë, ca pune doni, ca ka një pemë që ju do mbillni? Asnjë pemë s’ka mbjellë një parti në opozitë. Në këtë seancë ndihem keq për ta. Mos u habisni po të fillojnë prape cadrat, gjërat se do jemi në prag zgjedhjesh mos u habisni po të jemi në një situatë destruktive”, tha Veliaj.
Lajmi kryesor: