Gara presidenciale, Kuvendi
përgatitet të nisë nga procedurat

TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë përgatitet këtë javë për nisjen e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri, ndërsa mandati i Presidentit aktual, Bamir Topi, përfundon më 24 korrik 2012.

Rregullorja parlamentare (neni 109) përcakton se Presidenti i Republikës zgjidhet në përputhje me nenet 86, 87 dhe 88 të Kushtetutës, me votim të fshehtë dhe pa debat. Konferenca e Kryetarëve cakton datën e kryerjes së votimit për çdo raund votimi të përcaktuar në Kushtetutë. Sekretariati për Procedurat dhe Votimet është komisioni i votimit, i cili në këtë rast organizon dhe shpall publikisht rezultatin e votimit. Ndërkohë, komisioni i Ligjeve shqyrton nëse kandidatët për president i plotësojnë kushtet e përcaktuara në Kushtetutë dhe i paraqet raportin seancës plenare, sipas afatit të përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve.

Sipas Kushtetutës (neni 87), procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës. Kur mandati presidencial përfundon në gjashtë muajt që i paraprijnë fundit të mandatit të Kuvendit ekzistues, procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Kuvendit.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Presidenti Steinmeier shpërndan Parlamentin, zgjedhjet e reja më 23 shkurt

Gjermani/ Presidenti Steinmeier shpërndan Parlamentin, zgjedhjet e reja më 23 shkurt