TIRANË- 253 prokurorë nga i gjithë vendi ishin të pranishëm në mbledhjen e tyre të përgjithshme për të zgjedhur përfaqësuesin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Edhe pse gjithçka ishte planifikuar të niste në ora 10, kryeprokurores Arta Marku ju desh të priste vartësit e saj për më shumë se 30 minuta pasi ata nuk respektuan orarin.
E mosrespektimi i orarit të mbledhjes e votimit, i hoqi të drejtën e votës edhe drejtueses së prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela.
Prela e pyetur nga Report Tv se përse erdhi me vonesë, tha se kishte pasur një tjetër angazhim.
"Kisha një angazhim tjetër faleminderit", u shpreh Prela për Report Tv.
Me 133 vota në favorin e saj përfaqësuesja e prokurorëve në KLP sipas komisionit u përzgjodh Esmeralda Keshi Cami ish drejtuesja prokurorisë së Dibrës.
Emocionet e para znj.Cami i ndau me ReportTv duke falenderuar kolegët. Ndërsa prokurori i cili ishte në këtë garë por humbi Vladimir Mara tha se pranonte humbjen.
Prokurorët të cilët ndodhen nën ethet e vettingut për integritetin moral, profesional dhe pasurinë këtë mbledhje e shfrytëzuan më së shumti për takime mes tyre si dhe për të prezantuar edhe linjat e modës nga çantat e dorës, kostumet, veshjet dhe aksesorët me vlerë.
Cami do të zëvendësojë në KLP Gentian Osmanin të shkarkuar më herët nga kolegji i posaçëm i apelimit për problemet me pasurinë.

Arta Marku duke votuar
-
Po prokurori Klodian Braho ishte ne orar me votu? Pse siu vjen marre. Kalon vetingun ky prokuror gjobaxhi me kunatin trafikant droge. Ku asht Onm?
Përgjigju -
Keto prokuror japin pretencen duke pa ne fb......kto jane maskarenjt me te mdhenj te kti vendi!!!
Përgjigju -
Vetem kuajt po ndryshojne ndersa karroca mbetet po ajo
Përgjigju -
Po Prela e ka kaluar vetingun apo jo ?
Përgjigju -
Te jene te gjithe te qarte, nuk duam Drejtesi te Nisha-Berishes+Met-Mon, por as qe folet per nje "zevendesim" i kesaj nga nje tjeter Ram-Tahir e lesh. Nderkombetaret te flasin hapur dhe ne ti abandonojme....
Përgjigju









Komente
Komento