Elton Qyno: Dosja “339” dhe prova “339” e Erlis Elton Qyno veçse 11-vjeç

Elton Qyno: Dosja “339” dhe prova  “339” e Erlis Elton Qyno  veçse 11-vjeç

Elton Qyno dhe telefoni i sekuestruar

Në një kohë kur unë një cop gazetar prej 19 vitesh i Kronikës së Zezë në Shqipëri, realisht prisja që SPAK dhe BKH të shkonte në Shkodër për të marë në dorë hetimin e masakrës së shkaktuar në “Republikën e Dobraçit” dhe të gjente autorët e 3 viktimave dhe 1 të plagosuri rëndë, u pa e udhës që SPAK këto ditë tmeri në qytetin Verior, të më thërasë dhe më pyesë mua.

Pyetja ime për herë të dytë në ambjentet e SPAK, realizohej 11 muaj pas bastisjes së paprecedentë të zhvilluar nga tekja e Rakisë dhe 5 oficerë të BKH-së, mes mesnatës së datave 13 dhe 14 dhjetor 2023.

Morën gjithçka të punës time, përfshirë dhe sendet e fëmijëve dhe kujtimet e familjes, dhe sërisht kërkojnë që unë të flas dhe të jap shpjegime për një gjë që mua s’më takon as të flas as të shoh ëndra me pendesa, për veprimet që kam kryer gjatë punës time.

Unë do të pendohesha dhe kërkoja ndjesë nëse, Altin Dumanit, apo kujdo tjetër aty brenda, do i kisha hyrë tek familja, fëmijët, gruaja e kudo tjetër nëpër sirtarë, ashtu siç bënë ata në 13 dhjetor 2023 që hapnin sirtarët e mbathjeve të femijëve e çdo gjë, për të gjetur burimin. (Apo jo Endri Balla?)

Dhe aq më tepër më kërkohet të flas për një çështje penale që SPAK njëherë e fut dhe e ngjit tek procedimi Nr.75, (ku ndodhet kombëtarja e killerave me pagesë në Shqipëri) dhe njëherë e nxjer veçmas me një numër procedimi tjetër të veçuar.

Më kërkohet të flas për një dosje penale, ku nga SPAK ka dalë sekreti hetimor dhe më pas është sulmuar gazetari nga vetë SPAK, çështje për të cilën Komisioni Ndërgjyqësor për të Drejtat e Njeriut në OKB, është shprehur me dy vendime për marjen e masave të pezullimit të veprimeve të prokurorisë së posaçme SPAK.

Die dhe sot shumë miq, shokë dhe bashkëpuntorë të mi në punën që unë bëj për vite me rradhë, më pyetën se për çfarë isha thirur dhe për çfarë isha pyetur.

Për të gjithë kuriozët dhe dashamirësit, unë jam pyetur për komunikimet telefonike që kam pasur me Altin Dumanin dhe prokurorë të tjerë në SPAK, përfshirë dhe teken e Rakisë.

Cfarë i kam thënë dhe çfarë më ka thënë Altini në data të posaçme të nxjera nga kqyrja e telefonave të mi.

Në fakt Altin Dumani me mua ka që në 2006 që flet, dhe jo vetëm në vitin 2023.

Për të shuar çdo kureshtje të personave që kanë telefonuar dhe shkruar, përgjigjia ime për të gjitha pyetjet e përpiluara nga oficeri i BKH-së ka qënë e njëjtë:

“…S’kam çfarë të them…nuk dua të flas…. Për këtë çështje të hapur me iniciativë të SPAK, ka dy vendime pezullimi nga Komisioni Ndërgjyqësor i të Drejtave të Njeriut në OKB. Ta zgjidhin çështjen ata përfundimisht, pastaj ju bëni veprime. Kjo gjykatë ju ka ndaluar dy herë. Megjithëse Altin Dumani është ankuar në OKB...sërisht pretendimet e tij, janë rrëzuar…”.

Çdo pyetje ka pasur këtë përgjigje.

Pastaj këto, “…meselera me xhixhilera…”, le t’ia lemë thashethemxhinjve serialë në kafenetë e Tiranës dhe disave aty brenda në SPAK, se s’kanë çfarë të meren.

Po ditën e djeshme, SPAK vendosi të më kthejë dhe provën me Nr.339 që është aparati i telefonit “Iphonë 6”, që i përket djalit tim, sot 11-vjeçarit Erlis Qyno.

Pashë numrin dhe më doli një e qeshur. Mu kujtua 339 e famshme, një nga dosjet më të famshme të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e nisur nga Anton Martini, e zhvilluar nga Gent Osmani dhe e bitisur në fazën e gjykimit nga Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Në këtë dosje doli zbuluar i gjithë shteti i lidhur me klanet mafioze të Durrësit dhe Shijakut, ndërsa të pandehur në gjyq përfunduan disa cironka dhe perpeluga.

Ju kujtohen përgjimet audio të publikuara nga gazeta gjermane “BILD”. 

/Marre nga facebook/

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Astrit: 02/11/2024 16:42

    Qyno ke bashkepunuar me krimin ke dhene e ke marre informacion mes bandave. Nuk ke bere gazetarin. Boll fole. Te kesh turp. Vazhdo ha buken e Ylli Ndroqit trafikantit.

    Përgjigju
  • Gjergj: 02/11/2024 13:12

    Pèrpiqem ta kuptoj Elton Qynon nè ato qè shkruan dhe tè identifikohem me problemin e tij si pèrfaqèsues i shtypit qè duhet tè ishte i lirè, mirèpo seç ka njè gjuhè tè drunjtè nè ato qè ai pèrpiqet tè thotè, saqè lexuesi, pasi e ka lexuar, ka mè tepèr pyetje sesa "u sqarua" pèr temèn. Cironka, thotè nè fund Qyno. Pyetja ime èshtè,,,CIRONKÈ E KUJT ÈSHTÈ BÈRÈ QYNO GAZETARI vetè? Jo zotèri jo,,,flisni si e èma e Zeqos majè thanès pèr "republika Dobraçi", me tè cilèn u dashka marrè gjithè shteti sepse atje u bèka nami,,,dhe vetèm me ju tè mos merren.

    Përgjigju
    • per gjergj: 02/11/2024 14:56

      meselera e xhixhilera thote i nderuar edhe per ty Qyno

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?

Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?