Gara shpejtësie, drift e parakalime të gabuara, policia ndëshkon shoferët në Tiranë, 9 të arrestuar! I pezullohet patenta 14 drejtues mjetesh, mbanin fëmijët në timon (VIDEO)

Shoferët e papërgjegjshëm që bëjnë gara shpejtësie, drift apo parakalime të gabuara janë ndëshkuar nga policia në Tiranë në ditët e fundit të këtij viti. Nëpërmjet një njoftimi, policia rrugore bën me dije se kanë rënë në pranga 9 shoferë, 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 të tjerë, për drejtim pa leje drejtimi.

14 shoferëve i është pezulluar patenta për 6 muaj si dhe janë gjobitur me 7.000 deri në 10.000 lekë për mbajte të fëmijëve në vend të parë apo më keq akoma, në timon. Po ashtu janë pezulluar 30 leje drejtimi, për shpejtësi dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë ndëshkuar me gjobë 20.000 lekë 8 drejtues mjetesh që bënin drift në Bulevardin e Ri, në bulevardin “Migjeni” dhe në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa janë kapur duke bërë gara shpejtësie në Unazë të Re, në segmentin Liqeni i Thatë-TEG dhe në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, 10 drejtues mjetesh, të cilët janë ndëshkuar me 40.000 lekë gjobë

Janë ndëshkuar me nga 30.000 lekë secili, 24 drejtues mjetesh, për shkelje të semaforit. Janë bllokuar 8 mjete luksoze, për mungesë të dokumentacionit, ndërsa janë vendosur 123 masa administrative, për parakalime të gabuara dhe parkime mbi trotuar apo në vija të bardha.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Të ishte sulm ndaj meje nuk do kisha reaguar', Rama për Report Tv: Kur sulmohet Shqipëria, e pamundur të mos reagoj

'Të ishte sulm ndaj meje nuk do kisha reaguar', Rama për Report Tv: Kur sulmohet Shqipëria, e pamundur të mos reagoj