Deputeti Edi Paloka, nën kostumin e kryetarit të Grupit Paralamentar të Partisë Demokratike, përsëriti para disa ditësh se bojkoti do të vazhdojë edhe sikur të djegim mandatet dhe se duam garanci ndërkombëtare që të hyjmë në parlament. Nuk dihet nëse ky është një vendim kolegjial apo një deklaratë e çastit, por, e thënë nga kryetari i Grupit, duhet marrë në konsideratë, duhet analizuar. Kjo historia e bojkotit të parlamentit këto njëzet e kusur vjet duket se është një histori thellësisht shqiptare në një sistem demokratik.
Bojkoti i pare i zgjatur, ishte ai i paszgjedhjeve të vitit 1997. Duke u mbështetur në faktin real se zgjedhjet, sidomos në Jug të Shqipërisë, u bënë nën kërcënimin e armëve, opozita bojkotoi parlamentin për dy vjet me rradhë. Rreth 700 ditë zgjatën protestat në sheshin Skënderbej dhe marshimet në bulevard për një padrejtësi të faktuar. Cilat ishin përfundimet? Të gjitha institucionet shqiptare u veshën me të kuqe të ndezur dhe spastrimi u krye deri te “miu i shtëpisë”. Qëndrimi i ndërkombëtarëve ishte i ndryshëm, por në një pike unanim: Shkoni në parlament! Përfundimisht, blutë shkuan në parlament dhe atje, pas dy vjetësh të “hedhura në erë”, lluan betejën e vërtetë të një opozite serioze.
Dhjetë vjet më vonë, këtë veprim do të bënte opozita socialiste, duke bllokuar bulevardin kryesor për javë të tëra me grevë urie, me çadra, krevate, dushe dhe shërbime të tjera gratis. Madje kërkuan garanci nga ndërkombëtarët për të hyrë në parlament. Përfundimi i bojkotit: Një vërë në ujë! Deputetët socialistë shkuan atje ku zhvillohet beteja e vërtetë, ashtu si kishin bërë edhe 10 vjet më parë të djathtët. Deputetja Mesila Doda ka deklaruar më se një herë që bojkoti nuk ka kuptim. Madje ka shtuar se, si ajo, mendojnë shumë të tjerë. Lind pyetja: Pse nuk asin për këtë vendim, se kush e ka marrë, ku dhe si e morën? Kanë frikë? Nga se? Nga që kartoni i deputetit u është bërë dhuratë nga xhepi i lidershipit?
Se nuk kanë këllqe të bëjnë oponencë në parlament si gjithë bota e qytetëruar, nuk janë të zotë, nuk i lejon e kaluara? Apo… kështu, po rrimë rehat, marrim ato pare dhe bëjmë pallë… Dalin nja katër a pesë deputetë, bëjnë ndonjë deklaratë luftarako-patetike, ku paralajmërohen protesta të sovranit, që nuk janë parë ndonjëherë në Shqipëri, etj, etj. Të gjitha këto veprime janë fare pa kutim dhe të pabazuara me atë çka na jep realiteti politik në Shqipëri. Duam garancinë e ndërkombëtarëve, pa të hyjmë në parlament! E çuditshme edhe kjo. Tunduni, o njerëz! Nuk po caktohen kufijtë e Mëmëdheut, si më 1913, 1921 apo 1923. Jeni në opozitë, në një shtet demokratik, në mes të Evropës. Nuk jeni më as ministra, as kryeministra dhe as drejtues të lartë.
Punuat keq dhe humbët. Një ngjarje normale në demokraci. Mos doni një mbikëqyrës për parlamentin, një për gjykatat, një për ministrat, një për kryeminstrin etj, etj? E cili qënka ky arbitër që kërkoni t’u japë garanci? OKB-ja, BE-ja, Këshilli i Sigurimit, NATO-ja? Kush është ky faktor i huaj, që do të punojë që ju të ndjeheni mirë në parlamentin tuaj, sipas mendjes tuaj? Faktori ndërkombëtar është shprehur dhe shprehet qartë: Boll! Futuni në parlament se bojkoti nuk ka kuptim. Pse Kongoja apo Nigeria është Shqipëriza jonë e dashur, që ju të kërkoni garanci ndërkombëtare për të shkuar në parlament? Jo europianët, që nuk e kuptojnë dot këtë veprim, por as shqiptari më I thjeshtë nuk e kupton…
Apo mos keni të dhëna që deputetët socialistë janë armatosur e po ju presin me kobure në dorë te dera e parlamentit, se populli nuk di gjë?! Po a jemi shtet sovran, a jemi në demokraci? Po cili është ai parlament europian, (se gjeogra kisht jemi në Evropë) që nuk ka polemika, madje rrahje me grushta e karrige kokës? Po nuk është dëgjuar që të kërkojnë garancinë (ndihmën) e ndërkombëtarëve që të shkojnë në Kuvend. Zoti Paloka tha: Për ne nuk kanë rëndësi mandatet, edhe sikur t’i djegim ata.
E para, mandatet kanë rëndësi shumë të madhe për ne, që ua kemi dhënë ato mandate. Dhe nëse doni t’i lini (këtë nuk e besoj), bëni një referendum me gjithë demokratët e Shqipërisë ose, të paktën, mblidhni Kuvendin Kombëtar dhe përfaqësues të tjerë. I pyesni ata për të marrë një vendim kaq serioz dhe të rëndësishëm. E dyta, duke mos shkuar në parlament dhe duke mos marrë pjesë në komisionet përkatëse, lejoni pozitën që reformat t’i kryejë e vetme, duke i veshur sërish institucionet, here me të kuq dhe here me rozë.
Shikoni si po merren institucionet, një e nga një, vetëm me propozimet e pozitës dhe ju bëni sehir ose kritika nga bunkeri. Me ato deklarata mund të kënaqni egon tuaj, por jo të rregulloni punët e Shqipërisë. Mandatet tuaja kanë rëndësi, se opozita është pasuri kombëtare, është gardiani dhe kritikuesi më pa kompromis për qeverinë. Së fundmi, mendoj që gatishmëria për të lënë mandatet më duket fare e pasinqertë. U bënë shumë muaj që deputetët e djathtë nuk shkojnë në parlament. Por nuk di, qoftë dhe një rast të vetëm, që mos të keni future kartën e kreditit te ajo e çara e arkës, për të tërhequr ato para të bekuara…
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 1 Nëntor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com