Garanci sovrane fasonerisë! Transformim drejt industrisë së modës...por jo të gjithë do 'mbijetojnë'

Jo të gjitha bizneset e manifakturës do të aplikojnë për të marrë kredi me terma të buta nëpër banka, si rezultat i garancisë sovrane prej 4 miliardë lekësh, të miratuar nga qeveria.

Përfaqësues të këtij sektori, thonë se drejt marrjes së kredisë pritet të shkojnë vetëm ato biznese që do të transformojnë prodhimin e tyre, për të mos qenë të varur vetëm nga kontratat e huaja.

“Deri tani kanë qenë të gatshme 4 banka dhe këto dit kanë filluar aplikimet. 70% e bizneseve janë të gatshme të bëjnë këtë transformim, por duhet parë me vëmendje pasi klima e biznesit të modës nuk është ajo më e favorshmja”, pohon Zekja.

Biznesi fason po planifikon të kalojë në një industri të plotë mode, duke e bërë vetë të gjithë procesin nga modeli e deri tek produkti final, proces të cilit nuk do t'i mbijetojnë të gjitha ndërmarrjet.

“Ne jemi të qartë se për transformimin nga material porositës në cikël të mbyllur, jo të gjithë bizneset do të mbijetojnë, do vijojnë ata që do të jenë më të guximshëm, që do kenë infrastrukturën etj. Nga 720 manifaktura që janë për momentin në fund të këtij transformimi nuk do të jenë të gjitha, por ato që do të mbijetojnë do të jenë konkurruese në rajon”, shprehet Florjan Zekja. 

Teksa kanë nisur aplikimet e para pranë bankave për të marrë kredinë sovrane me normë interesi deri 1.5% ku për 70% del garant shteti, kursi i këmbimit vijon ta godasë këtë sektor.

“Kursi është gjeneza e problemeve që ka biznesi sot. Nga faktorët e brendshëm ky është vendimtar”, tha Zekja.

Aktualisht euro po këmbehet me 100 lekë, nga 110 lekë që këmbehej në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.  Përveç garancisë shtetërore që u mundëson bizneseve të industrisë përpunuese mbështetje financiare përmes kreditimit me kushte lehtësuese, sektorit i është premtuar nga qeveria edhe financim me grante, mbështetje për amortizimin e makinerive si dhe do të ngrihet Akademia e Ekselencës së Modës, për të aftësuar të rinjtë që duan të futen në këtë sektor.

 

G.M./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 11/05/2024 14:56

    Garanci sovrane, një tjetër grabitje e taksapaguesve. Garancia sovrane është veç një kredi e keqe e falur.

    Përgjigju
    • I.M: 12/05/2024 09:44

      Euron e zhvlerësoi Leku.

    • Or tej: 11/05/2024 18:42

      Mjafton qe banka shqiptare te mos zhvleresonte euron or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Dodaj dhe Massafra mesazhe shprese për shqiptarët: Të ndërtojmë një qytetërim dashurie

Krishtlindjet/ Dodaj dhe Massafra mesazhe shprese për shqiptarët: Të ndërtojmë një qytetërim dashurie