Garda e Nju Xhersit dhuron jelekë
antiplumb për Policinë e Shtetit
Materiale edukative janë dhuruar sot edhe nga Bordi i Arsimit të qytetit Egg Harbor. Këto materiale përfshijnë materiale leximi dhe matematike për klasat I-VI.
TIRANË - Garda Kombëtare e Nju Xhersit ka dhuruar pajisjen të ndryshme për Policinë e Shtetit, si jelekë antiplumb dhe helmeta. Gjithashtu, dhurata janë bërë edhe për sistemin arsimor, ku janë dhuruar libra leximi dhe matematike për klasat nga e para në të 4-ën.
Ceremonia e dhurimit është organiuar sot nga ambasadori i SHBA, Alexandër A. Arvizu gjhatë së cilës, u shënua dhurimi i një numri të konsiderueshëm pajisjesh mbrojtëse për agjencitë e zbatimit të ligjit, si dhe materiale për arsimin fillor, me vlerë 158.000 dollarë. Gjithashtu të pranishëm në ceremoni ishin Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.
Kjo ceremoni ishte rezultati i përpjekjeve të përbashkëta të Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, Policisë së Nju Xhersit, Departamentit të Sherifit të Kontesë Bergen dhe Zyrës për Marrëdhënie Dypalëshe në Komandën Europiane të Ushtrisë së SHBA, si dhe ICITAP, Programi i Asistencës për Trainim në Hetimin e Krimit Ndërkombëtar.
Pajisjet u dhuruan nga Garda Kombëtare dhe Policia e Nju Xhersit dhe transportimi i tyre në Shqipëri u mundësua nga ICITAP. Këtu përfshihen 317 jelekë anti-plumb që nga ata të përmasave të vogla e të lehtë që mund të vishen nën rroba normale, deri tek ato më të rëndat të stilit ushtarak, si dhe 200 helmeta Kevlar për të mbrojtur oficerët gjatë operacioneve taktike.
Jelekët dhe helmetat do t’i shpërndahen njësive policore në gjithë Shqipërinë, përfshirë RENEA-n, Forcat e Reagimit të Shpejtë, Operacionet Speciale si dhe Skuadrën e Eleminimit të Mjeteve Shpërthyese.
Gjithashtu, materiale edukative u dhuruan nga Bordi i Arsimit të qytetit Egg Harbor. Këto materiale përfshijnë materiale leximi dhe matematike për klasat I-VI që do të shpërndahen në shkollat publike të Shqipërisë nëpëmjet Junior Achievement, një organizatë partnere e USAID.
Kjo është ceremonia e dytë e dhurimit e cila rrjedh nga një Partneritet i gjatë Shtetëror midis Gardës Kombëtare të Nju Xhersit dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë, pas asaj të vitit 2011 që përfshinte 2.000 jelekë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75.1%
-
Normal
19.5%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 3227
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U dhunua barabarisht nga familja Koçeku në berberhane, Report Tv siguron FOTON e Adriatik Roshit
8 Janar, 11:57
-
Tavë me makarona elb me qofte dhe salcë të kuqe nga zonja Albana
8 Janar, 11:48
-
Fluturimet direkte me Izraelin, Rama: Forcojnë marrëdhëniet mes vendeve! Hap mundësi për shkëmbime kulturore, turizëm dhe biznes
8 Janar, 11:36
-
Sallatë me thjerrëza nga zonja Albana
8 Janar, 11:36
-
Ekspozohen dorëshkrime të panjohura të Ismail Kadaresë! Mes letërkëmbimeve, dhe ato me Gunter Grass e Michel Piccoli
8 Janar, 11:27
-
Turshi me speca të mbushur me lakër nga zonja Albana
8 Janar, 11:25
-
Pesë futbollistët e Kombëtares që janë ende pa ekip
8 Janar, 11:24
-
Nga 1 shkurti ulet çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët familjarë! Nën 700 kWh çmimi 8.5 lekë për 2025! Me 9.5 lekë mbi këtë sasi
8 Janar, 11:21
-
Ulet çmimi i energjisë në 8.5 lekë deri në 31 dhjetor 2025, për familjarët që konsumojnë deri në 700 kilovat
8 Janar, 11:14
-
Në kërkim se organizoi dhunën barbare ndaj 48 vjeçarit në Tiranë, ja bizneset e Luçiano Koçekut! U dhunua në Palasë gushtin e kaluar
8 Janar, 11:14
-
Akuzohet se porositi rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në 2020-ën, sot ekstradohet në Shqipëri Dritan Rexhepi
8 Janar, 11:06
-
Akuzat e Berishës se u përgjua për pazare elektorale/ Report Tv siguron shkresën e Majkos dërguar SHISH përmes Kuvendit: Jam vënë në përgjim apo jo
8 Janar, 11:00