Skandali në fjalë, është firmosur dhe volusur në 5 shtator në vendimin e fundit të marrë nga qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke bërë që tashmë institucioni i Gardës së Republikës të hyjë në një betejë ligjore në Gjykatën e Tiranës, duke kërkuar nga Agjencia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave të anollojë tre vendimet të marra në 20 gusht të këtij viti nga ish-drejtuesi Avenir Peka. Pavarëisht se vendimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, është shfuqizuar me një vendim tjetër të datës 30 shtator 2013, nga kryeministri Edi Rama, sipas juristëve sërisht nga ana ligjore, procedura e kthimit tek private të ambjenteve të Gardës së Republikës, nuk është rrëzuar plotësisht, ndaj dhe janë dorëzuar tre paditë civile në gjykatë.
Tre paditë civile
Juristët e Ministrisë së Brendshme, në datën 9 dhjetor 2013 i janë drejtuar sekretarisë së Gjykatës së Tiranës, me tre kërkes-padi civile, duke kërkuar kundërshtimin e tre vendimeve të marra nga ish-kreu i AKKP Avenir Peka, vendime këto që i hiqnin nga zotërimet e veta Gardës së Republikës, një sipërfaqe prej 7554 metra katror. Bëhet fjalë për një truall, që ndodhet në zonën më të lakmuar të Tiranës, qoftë nga plan vendosja e sipërfaqes tokësore, por edhe nga rëndësia ekonomike. Bëhet fjalë për zonën e liqenit artificial të Tiranës, dhe se pasuria prej 7554 metra katror, kufizohet në lindje me rrugën shëtitore të parkun të Madh të Tiranës, në perëndim me rrugën “Dora Distria”, në veri me ambjentet e Gardës së Republikës dhe në jug me një pallat shumëkatësh, që është ndërtaur disa vite më parë, buzë digës së liqenit artificial.
(Foto: Harta ku tregon planvendosjen e siperfaqes prej 2616 m2 brenda territorit të Gardës)
Mësohet se padia civile ku kërkohet shfuqizimi i vendimit të AKKP nr.1119 do të shqyrtohet nga gjyqtari Artan Lazaj, ndërkohë që dy paditë e tjera që bëjnë fjalë për vendimet me nr.1120 dhe 1121 do të gjykohen nga gjyqtarët Ariana Caco dhe Artur Gaxhi. Pritet që procesi gjyqësor të fillojë gjatë muajit Janar, ku dhe palët të paraqesin provat dhe faktet. Sipas burimeve, një ndër provat që do paraqiten gjatë seancave gjyqësore, do jetë dhe vendimi i Këshillit të Ministrave i ndërmarë në 30 shtator, që rrëzonte poshtë gjithë skemën e aferës së zyrtarëve të lartë, për marrjen e 7554 metër katror truall, nga teritori i garnizonit të Gardës së Republikës.
Interesat ekonomike
Prapa gjithë kësaj skeme që synohej rrëmbimi i truallit të Gardës së Republikës, qëndrojnë interesa të fuqishme ekonomike në ndërtimin e pallateve. Njerës të lidhur fort me pushtetin e atëhershëm, kanë arritur të bindin zyrtarët e lartë, duke bërë që vendimet e fundit, para se të linin detyrën, i kanë marrë për kthimin tek tre pronarë të një sipërfaqe toke që zotërohet tashmë nga Garda e Republikës. Ky vendim i tillë vjen në një kohë, kur shumë qytetarë kanë dhjetëra vite që bëjnë kërkesa në AKKP dhe zhvillojnë procese gjyqësore për përfitimin e pronave të tyre të sekuestruara nga sistemi komunist, ndërkohë që rasti konkret është shumë i veçantë në krahasim me të tjetër. Në këtë rast, është dashur vetëm 15 ditë kohë, që Pandora Kazanxhi, Aishe Përnaska dhe Leonidha Nishku të përfitojnë pasurinë e tyre, që dikur u është sekuestruar nga komunistët. Brenda këtij afati, është mobilizuar dhe qeveria, ku ka votuar kthimin tek privati të pronës së Gardës së Republikës.
Si u shfuqizua, urdhëri i Sali Berishës
Në vendimin e 30 shtatorit 2013 të marë nga qeveria Rama, thuhet se:” Shfuqizohet vendimi nr.774, datë 5.9.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për një ndryshim në vendimin nr.815, datë 29.11.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës shtesë të inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Brendshme për Gardën e Republikës”. Pikërisht ky vendim rrëzoi të gjitha planet e grupit të interesit, duke bërë që tashmë për pronën prej 7554 metër katror të zhvillohet proces gjyqësor.
Faksimile e ekstraktit të tre padive civile të bëra nga Garda e Republikës kundër AKKP
Shkrimi u publikua sot (12.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)