Garë shpejtësi në mes të natës në Unazë të Madhe, gjobiten dy shoferët në Tiranë! Në pranga 28 drejtues mjetesh në fundjavë, pezullohen 198 patenta

Fluksi i makinave dhe errësira e natës nuk i ka ndaluar dy të rinj në Tiranë që, në kushte papërgjegjshmërie totale, të nisin një garë shpejtësi në mes të natës në Unazë të Madhe në Tiranë, duke rrezikuar të ktheheshin në burim aksidenti.

Fatmirësisht nga 'çmenduria' e tyre nuk mbeti ndonjë person i lënduar, ndërsa dy të rinjtë me inicialet E. M. dhe M.Sh u gjobitën nga policia me nga 20 mijë lekë, ndërsa u identifikuan pasi video e tyre duke bërë gara u publikua në rrjetet sociale.

Policia bën me dije se gjatë fundjavës në vend u arrestuan 28 drejtues mjetesh, nga të cilët 17 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 11 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 198 patenta, nga këto 127 për shpejtësi tej normave të lejuara, 69 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 2 për qarkullim në sens të kundërt.  

Gjithashtu janë ndëshkuar me gjobë 4987 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, ndërsa bëjnë me dije se në rrugët e vendit vijon monitorimi me dorne, radarë shpejtësie e alkooltestues.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja