Garet Bale mbërrin në Madrid
stafi i shqetësuar për formën

Trajneri i Uellsit jep alarmin se 100  milionë eurot e shpenzuara nga Reali për Bale mund të shkojnë në kosh, pasi futbollisti nuk është në formën e tij optimale dhe nuk mund të luajë më shumë se 30 minuta në fushë. “Ai mund të luajë 45 minuta, por ai mund të ndihet më mirë me 30 minuta.

Nëse ai e fillon të shtunën ndeshjen nga minuta e parë nuk do të mund ta përfundoj lojën, do të ishte mrekulli nëse do luante 90 minuta. Ai luajti 30 minuta me kombëtaren, por pas 15 minutave ai dukej i lodhur” u shpreh Coleman. Ndërsa futbollisti ka mbërritur dje në Madrid për herë të parë si futbollist i Realit, pasi firmosi edhe kontratën pak ditë më parë me ekipin 9 herë kampion në Evropë.

Pas mbërritjes në Madrid në qendrën stërvitore ku stërviten edhe madrilenët, Bale është vendosur menjëherë në urdhrat e trajnerit Anceloti.

Nuk dihet nëse Garet Bale do të grumbullohet apo jo për ndeshjen që Reali do të ketë të shtunën në mbrëmje në El Madrigal, ndaj Villarealit.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)

Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)