MADRID - Për Florentino Perez nuk ka asgjë të ndaluar në botën e futbollit, pas blerjes së galaktikëve si Figo, Zidane, Bekam, Ronaldo, Ouen, radhën për të veshur fanellën e bardhë e ka Garet Bale. Operacioni është drejt finalizmit dhe kap shifrën e 100 milionë eurove.
Lajmi konfirmohet nga mediet spanjolle, të cilat i referohen burimve pranë ekipit të Realit të Madridit, por edhe agjentit të uellsianit, i cili ka deklauar hapur se dëshira e Bale është që të luajë sa më shpejt me Realin, pasi është ekipi i tij i ëndrra që në fëmijë. “Nuk ka asnjë dyshim që Bale dëshiron që të luajë me Realin e Madridit. Ai është një tifoz i cmendur i Bekam, Figos, por mbi të gjitha i Zidane në kohën që ka luajtur për Realin.
Ai që në fëmijë mbante veshur fanellën e Realit. Tashmë pritet vetëm marrëveshja mes dy klubeve për të lënë të lirë mesfushorin që t’i bashkohet ekipit të Ancelotit. Nuk do të marrim në konsideratë asnjë ofertë tjetër nga cili do ekip që të jetë përvec Realit” deklaroi ai. Fakti që Bale do të luajë edicionin tjetër jashtë ekipit të Totenhemit është e sigurt, por ajo që po diskutohet është shumë dhe trantativa për të përfshirë në të edhe Coentraon dhe Di Marian.
Perez kërkon që të përfshijë Coentraon që kushon 15 mln euro duke i dhënë cash anglezëve 85 mln euro. Por nuk përjashtohet mundësia që të futet në operacion edhe Di Maria, i cili pëlqehet shumë nga Villas Boas. Ndërsa Bale do të firmosë për Realin për 6 vjet me një pagë vjetore që shkon nga 9-10 milionë euro. Bale për përgjigja e Realit për Barcën që bleu Neymar.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com