Zëdhënësja e PD për fushatën, Florian Garo tha se koalicioni PD-AN do të dal fituese në mbyllje të procesit të numërit të votave. Sipas Garos, PD po rritet gjithmonë e më shumë që qendrat që kanë qenë bastion i PS. Ajo shprehet se qytetarët duhet të tregohen të duruar deri sa të numërohet edhe vota e fundit.
"Numërimi faktik i votave do të ketë vetëm një rezultat: fitore për Aleancën për Ndryshim. Edhe tani, me numërimin e qendrave të votimit që janë qendra kryesore të votimit për PS-në, ne shohim se Aleanca për Ndryshim po sjell rritje të jashtëzakonshme. Prandaj, kini durim! Çdo votë do të numërohet. Çdo zë do të dëgjohet. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur pastërtinë e zgjedhjeve. Ne jemi absolutisht të sigurt se në fund të numërimit të gjithë qytetarët e Shqipërisë do të shohin sa e madhe është fitorja jonë. Qytetarët e Shqipërisë e duan ndryshimin. Qytetarët e Shqipërisë kanë zgjedhur ndryshimin. Ne do të fitojmë qartësisht", tha Garo
Lajmi kryesor: