Garo në Report Tv: Protesta e 7 korrikut bashkoi PD-në! 'Berisha 3' do të udhëheqë opozitën e do të rikthehet si kryeministër

TIRANË- Protesta e 7 korrikut ishte një protestë e cila bashkoi edhe më shumë Partinë Demokratike. Kështu deklaroi e ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, zëdhënësja e Rithemelimit, Floriana Garo, e cila thotë se PD tashmë me udhëheqjen e Sali Berishës është më e bashkuar dhe se protesta ishte një manifestim shumë i mirë i shpresës që ka lindur me opozitën. Garo tha se Berisha 3 tashmë e ka një sfidë që të jetë më i mirë se Berisha 1 dhe Berisha 2, dhe të rikthehet si kryeministër i vendit.

'Pas protestës së 7 korrikut PD u gjend më e bashkuar. E konsideroj veten pjesë të PD-së. PD ose ish komisioni i Rithemelimit e organizoi këtë protestë. Ai e ka treguar qëndrimin e tij Alibeaj dhe Bardhi nuk kanë qenë të ftuar në protestë. Koha i çon në vend gjërat dhe PD ka pasur nevojë për udhëheqje, për një aksion politik për një shkundje. Është e jashtëzakonshme, kur thua se ku ishim para një viti. PD ka qenë në një nga pikat më të ulëta të saj dhe është ringritur kaq shpejt me rithemelimin e saj.  Kjo protestë nuk ishte për tu krahasuar ishte një thirrje për të dalë qytetarët në shesh dhe për të protestuar për padrejtësisë që kjo qeveri po u bën qytetarëve. Kjo ka qenë me e madhe se protesta Nano ik në 2004. Kur Berisha thoshte se jam i gatshëm të marr çdo lloj aksioni dhe do rikthehem si kryeministër i Shqipërisë njerëzit nuk e kanë besuar, ai është udhëheqës që mund të bashkojë gjithë popullin opozitar dhe të rikthehet si kryeministër i Shqipërisë. Kjo protestë ishte manifestim shumë i mirë i shpresës që ka lindur me opozitën e PD-në e Rithemeluar. Berisha 3 e ka sfidë që të dominojë, Berishën 1 dhe Berishën 2. Berisha me moshën që ka dhe me këtë energji që superon çdo të rinj, me një non grata mbi shpinë arrin që të motivojë popullin. Berisha 3 ka ndërmend që t’i kthejë Shqipërisë votës dhe vota dhe transparenca janë sfidat e tij.'- tha Garo.

Duke u ndalur tek dalimi i Berishës me Lulzim Bashën, Garo tha për gazetarin Arbër Hitaj, se me ish-kreun demokrat nuk kishte transparencë dhe gjërat nuk bëheshin haptazi. Ndërsa tani sipas Garos, gjërat bëhen me transparencë dhe çdo gjë është e dukshme.

‘Me Bashën nuk kam pasur raport profesional dhe bëheshin gjërat e mbyllura nuk i komunikonin haptazi gjërat. Unë këtë ndryshim e kam ndjerë kur kam ardhur të punoj për Berishën. Kemi bashkëpunuar, ashtu siç e ka me mua e ka me pjesën tjetër. Kam vënë re një transparencë që ka munguar shumë gjatë kohës që kam punuar me Bashën. Kjo është mënyra e tanishme e funksionimit në PD ku gjërat janë transparente. Gjithçka që ne do të bëjmë do të jetë e dukshme.’- u shpreh Garo,

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jeffry: 13/07/2022 08:23

    Jimmy shume e vertwte kjo qe thua po ne Sri Lanka edhe atje i kishin paguar?

    Përgjigju
  • Jimmy: 12/07/2022 21:17

    Po moj baxhell! Ku jeni akoma! Sukses i madh njeres te paguar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje