Garojnë tri filma shqiptarë, me
regji të Koçit, Ajazit e Kryeziut

Garojnë tri filma shqiptarë, me<br />regji të Koçit, Ajazit e Kryeziut
TIRANE- Shqipëria do të prezantohet në Festivalin e Filmit në Montreal me dy prodhime filmike të metrazhit të gjatë artistik. Pas premierës që kanë pasur në Shqipëri do të jenë në garën zyrtare të filmave që konkurrojnë nga shumë shtete të botës. Filmi shqiptar “Amsterdam Express” me regji të Fatmir Koçit dhe filmi shqiptar “Amaneti” me regji të Namik Ajazit janë përzgjedhur në seksionin “Focus On World Cinema”, të “Montreal World Film Festival”, i cili zhvillohet 21 gusht - 1 shtator 2014.

Nga Kosova bëhet e ditur se garon filmi “Heroi” i regjisorit kosovar Luan Kryeziu është bërë filmi i parë me prodhim shqiptar të Kosovës, që është përzgjedhur të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të filmit që i takon kategorisë A, “Montreal World Film Festival”. Dy filmat nga Shqipëria “Amsterdam Express” dhe “Amaneti” janë në financim nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe të bashkëprodhimeve të huaja. Film i regjisorit Koçi trajton jetën e një emigranti shqiptar të luajtur nga Blerim Destani, i cili jeton në Amsterdam dhe bie viktimë e trafikantëve të drogës dhe skllaveve të seksit. Ai gjithashtu duhet të administrojë martesën e bërë për përfitim me një vajzë holandeze, por edhe dashurinë e tij të vërtetë që jeton në Shqipëri.

Filmi "Amaneti" me skenar të Ruzhdi Pulahës dhe regji të Namik Ajazit, rrëfen historinë e një funksionari të lartë të Sigurimit, i cili pret fundin, ashtu si edhe ai ua ka përgatitur të tjerëve. Ngjarjet zhvendosen në vitin 1982. Është koha kur është eliminuar Mehmet Shehu dhe klani i tij. Sinopsi i filmit vërtitet rreth një djali që do të çojë në vend amanetin e të atit. Babai i beson një sekret që ta bëjë publik mbas vdekjes së tij. Ky i fundit mbasi ka qenë një nga personazhet kyç që ka ndihmuar në eliminimin e gjithë kundërshtarëve kryesorë brenda e jashtë partisë, ka ardhur në fund edhe radha e tij për t’u goditur. 

Ndërsa filmi që përfaqëson Kosovën është prodhuar nga kompania “Iliria Film”. “Heroi” ka pasur premierën në Prishtinë në muajin shkurt. Filmi “Heroi” i takon metrazhit të gjatë dhe paraqet jetën e një ushtari të UÇK-së, i cili pas kthimit të tij në shtëpi përjeton një gjendje të rënduar financiare dhe emocionale. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 Korrik 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 




 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij