Gati Bulevardi i Ri i Tiranës,
inaugurohet të martën/ Video

Gati Bulevardi i Ri i Tiranës,<br />inaugurohet të martën/ Video
Segmenti i parë i Bulevardit të Ri të Tiranës është drejt finalizimit dhe do të hapet për qytetarët në 20 qershor. Përmes një ceremonie, Bashkia e Tiranës do të inagurojë Bulevardin e Ri, që përveç korsisë së dedikuar mjeteve dhe këmbësorëve do të përmbajë edhe parkimin publik nëntokësor. Ceremonia e inagurimit do të zhvillohet këtë të martë në orën 20:00.
 
 400m e para të Bulevardit të Ri do të hapen për qytetarët e Tiranës këtë të martë, ndërsa po i jepet dora e fundit punimeve.

Segmenti i parë i Bulevardit të Ri të Tiranës është gati për t’u shfrytëzuar nga kalimtarët apo drejtuesit e automjeteve. Ndriçimi, lyerja, vijëzimi, janë detajet e fundit të parapërgatitjes për ceremoninë e inagurimit.
 
Një shesh për qytetarët është vendosur që në krye të zgjatimit të Bulevardit tek ish stacioni i trenit. Ndërsa më tej, gjerësia prej 70 metrash e rrugës ndahet mes makinave, biçikletave dhe këmbësorëve.

Pjesa qendrore i kushtohet automjeteve, ndërsa anash saj shtrihen, korsitë e dedikuara për biçikleta dhe  trotuari, për këdo që do ta shfrytëzojë bulevardin për të shëtitur e shijuar gjelbërimin përgjatë bulevardit.
 
Drejtuesit e mjeteve do të mund të lenë makinat në parkingun e dytë publik nëntokësor, pas atij te Sheshit Skënderbej. Me rreth 300 vende parkimi, parkingu i Bulevardit të Ri do të ketë për herë të parë një pikë të karikimit të makinave elektronike.

Bulevardi i Ri, që do të ketë një gjatësi prej 1600m, pritet të jetë një nga zonat më interesante rezidenciale dhe komerciale të Tiranës. Të martën në orën 20:00 zhvillohet ceremonia e tij inagurimit.

[gallery]22715[/gallery]
 
Redaksia Online
R.Sh/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot