Gati datat për mundësinë e dytë të maturantëve mbetës! Provimet nisin më 24 gusht dhe përfundojnë më 3 shtator

TIRANË- Maturantëve mbetës u është dhënë një mundësi e dytë. Për ta, është përcaktuar një sesioni i dytë i provimeve të maturës shtetërore dhe maturës shtetërore profesionale që do të nisë më datë 24 gusht dhe do të përfundojë më 3 shtator.

Gjuhë e Huaj                           24 gusht 2020
Gjuhë Shqipe dhe Letërsi        27 gusht 2020
Matematikë                             31 gusht 2020
Provimi me Zgjedhje              03 shtator 2020

Në këtë sesion provimesh do të marrin pjesë të gjithë maturantët që kanë rezultuar mbetës në një prej 4 provimeve të maturës të këtij vitit, por edhe ata që kanë mbetur në një apo dy lëndë të vitit shkollor 2019-2020 dhe i shlyejnë ato brenda datës 20 gusht.

Mundësi e re që të rijapin provimin është edhe për kandidatët që e kanë mbaruar shkollën para vitit 2019 por nuk kanë shlyer detyrimet  e maturës shtetërore.  Gjithashtu edhe kandidatët që kanë mbaruar shkollën e mesme jashtë vendit dhe i kanë të njehsuara dokumentet shkollore nga QSHA dhe kanë detyrime te maturës shtetërore do të kenë mundësi të japin provimet e sezonit të vjeshtës.

Tezat do të jenë të ndërtuara në të njëjtën mënyrë si në sesionin e parë të maturës shtetërore, vetëm me pyetje me alternativa e do të vlerësohen me 60 pikë. Provimet do të zgjasin dy orë e 30 minuta dhe do të nisin në orën 10:00.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 12/07/2020 16:45

    Te gjithe maturantet qe nuk fitojne ne universitet kane nje shans nga Nafije Dybeku i leshitlikes. Maturantet ngelesa mund te regjistrohen ne Universitetitin Vitrina qe do hape leshelija ne Haremin veror te Jales ku do kete 4 dege. Shkuma party, hardallosje, erotizem, dhe leshelizem.Rektore e Universitetit Vitrina ne Haremin Jales do jete stratg'ja nderkombetare, nderplanetare, kozmike, leshelike me shkolle te mesme Kejdi dhembcakallja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Nga Leverkuseni në Shkodër, trajneri i ri i Vllaznisë mbërrin në Shqipëri

FOTO/ Nga Leverkuseni në Shkodër, trajneri i ri i Vllaznisë mbërrin në Shqipëri