Në Kukës policia ka vënë në pranga dy persona të cilët akuzohet se do të mbillnin drogë të llojit kanabis sativa. Bëhet fjalë për K. M dhe I. M, 42 dhe 25 vjeç, babë e birë, të cilët banon në fshatin Tejdrinë, Ujmisht.

Zona në fjalë konsiderohet si një zonë e thellë, ndërsa policia ka arrestuar babë e birë pasi në afërsi të banesës së tyre janë gjetur fidanë narkotikë, që ishin bërë gati për t'i kultivuar.