Gati formulari A2 për maturantët
Qeveria miraton kuotat e studimit 

Gati formulari A2 për maturantët<br />Qeveria miraton kuotat e studimit 
TIRANË - Për pak ditë maturantët do të duhet të plotësojnë formularin A2 për të zgjedhur se në cilën degë duan të orientojnë studimet e tyre. 

Burime për A1Report pranë ministrisë së Arsimit bëjnë me dije se formulari A2 tashmë është gati dhe e vetmja gjë që pritet është që në mbledhjen e radhës të qeverisë të miratohen kuotat për çdo degë. 

Po ashtu burimet konfirmojnë se formulari është i njëjtë me atë që ka qenë edhe në vitet e shkuara pasi edhe programet e studimit për këtë vit nuk kanë pësuar ndryshime. 

Për këtë vit akademik qeveria ka në plan që të miratojë më pak kuota studimi sesa vitet e shkuara.

Para plotësimit dhe dorëzimit të formularit A2 maturantët duhet të kenë paguar tarifat dhe kenë bërë kujdes me llogaritjen e pikëve dhe më pas me përzgjedhjen e degëve të studimit në mënyrë që të mos penalizohen. 

Pengesa e vetme për mosplotësimin e këtij formulari i cili duhet të ishte mbyllur tashmë është mosmiratimi i kuotave.
 
Redaksia Online
(o.b/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Protesta e dhunshme e PD-së/ Kulluri: Kur një parti ka mbështetje popullore, tregon numra jo molotov! Arrestimi i Berishës dhe Salianjit nuk janë halli i shqiptarëve

Protesta e dhunshme e PD-së/ Kulluri: Kur një parti ka mbështetje popullore, tregon numra jo molotov! Arrestimi i Berishës dhe Salianjit nuk janë halli i shqiptarëve