TIRANE - Menjëherë pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Rrugor nga Kuvendi, do të nisë të zbatohet sistemi i patentave me pikë sipas sistmit italian, e cila bllokohet me 20 pike. Me vendim të Këshillit të Ministrave janë përcaktuar se sa pikë hiqen për çdo shkelje të Kodit Rrugor. Kur pikët e mbetura shkojnë në zero, drejtuesve u hiqet patenta.
Ministiri i Transporteve Edmond Haxhinasto paraqiti në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ndryshimet në Kodin Rrugor. Ministri renditi gjithsej 62 masa të reja qe kane synim uljen e numrit të aksidenteve të rrugë.
"Trendet janë pozitive jemi në masën 20% të uljes së numrit të aksidenteve që është një lajm shumë pozitiv, si atyre me vdekshmëri dhe me dëmtime të rënda. Me miratimin e këtyre amendimeve fillojmë menjëherë sistemin e aplikimit të pikëzimit." tha Haxhinasto.
Qeveria ka parashikuar ashpërsimin e masave ndëshkuese, por, sipas kreut të Transporteve, këto kanë si qëllim mbrojtjen e jetës së vetë qytetarëve. "Të reduktosh numrin e vdekjeve, të themi 35 raste, t'i reduktosh ato në vit, kemi shpëtuar 35 jetë dhe kjo është shumë e rëndësishme për misionin që kemi", tha Haxhinasto.
Ministri duke folur para deputetëve tha se një tjetër problem mbeten karburantet në anë të rrugëve, ku sipas statistikave në 3700 kilometra rrugë në Shqipëri janë 1000 pika karburanti, e vetëm 10% e tyre kanë leje për dalje në rrugë.
Por Monika Kryemadhi deputetja e LSI, tha gjithashtu rritja e nivelit të gjobave mund të rrisë korrupsionin. Por ministri sqaroi se "ndryshimet në Kodin Rrugor po bëhen për të rritur sigurinë dhe për të ulur numrin e aksidenteve”.
Ndërkohë, në një prononcim për mediat, Agron Mema, kreu i Sigurisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve motorrike të mos bien pre e spekulimeve të disa biznesmenëve, që po shesin kohët e fundit bombola për fikjen e zjarrit apo paketa të ndihmës së shpjejtë edhe atëherë kur nuk është e nevojshme.
Sipas tij, në Nenin 72 të Kodit Rrugor nuk përmendet bombola e fikjes së zjarrit për mjetet e vogla, por vetëm për ato mjete, të cilat paraqesin rrezikshmëri të lartë si pasojë e ngarkesave që transportojnë (karburante, etj).
Ndërkohë, sipas tij, në Kod sqarohet se në çdo automjet duhet të jetë kutia e ndihmës së shpejtë. Përdorimi i të cilës mësohet nga drejtuesi i mjetit gjatë kursit të Kryqit të Kuq, kurs ky i detyruar për personat që dëshirojnë të pajisen me leje drejtimi. Pajisjet e kësaj kutie, siç sqarohet në ligj, janë ato pajisje (gërshërë, fasho, jod, etj) të cilat janë miratuar sipas një dakordësie mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Kryqit të Kuq dhe Policia nuk kërkon vetëm një lloj të caktuar kutie.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO