A jeni duke planifikuar ende pushimet e verës? Ju nevojiten produkte dhe aksesorë të ndryshëm plazhi për të kaluar ditë relaksuese? Teksa planifikoni udhëtimin tuaj të ardhshëm, mos harroni të kaloni së pari në dyqanet JUMBO.
Gama më e gjerë e produkteve duke filluar nga kostumet e plazhit, peshqirët, çadrat, komardaret dhe aksesorët për ditët tuaja të pushimeve ju presin në JUMBO. Si dhe tenda kampingu, termusë, dyshekë kampingu dhe lodra të ndryshme. Por edhe gjithçka që ju nevojitet për të riorganizuar dhe ridekoruar shtëpinë dhe kopshtin tuaj gjatë stinës që po ndryshon.
Këtë verë, JUMBO ka krijuar edhe 3 personazhe të ndryshme, të cilët do t’ju ndihmojnë të gjeni atë që ju nevojitet.
BoBo është personazhi kryesor i verës pasi ai përfaqëson lodrat dhe argëtimin.
MeiMei është personazhi që përfaqëson dekorimin e shtëpisë dhe aksesorët e kuzhinës. I pëlqen të kujdeset për shtëpinë, kopshtin apo të blejë produkte make-up.
Personazhi i JoJo-s përfaqëson produkte inovative dhe teknologjike, prandaj ai ju ndihmon të blini kufje, bokse muzike, lojëra tavoline dhe e bën verën tuaj më të “zgjuar”.
Për të falenderuar të gjithë klientët e tij, JUMBO ka lançuar në fillim të muajit Qershor shortin e verës. Çdo klient që shpenzon mbi 1.000 lekë në produkte Jumbo mund të marrë pjesë në short dhe mund të bëhet fitues i një udhëtimi familjar all-inclusive në Turqi.
Ndërkohë të gjitha informacionet rreth shorteut mund t’i gjeni në platformat e Jumbo-s dhe në website www.jumbo.al.