Gati për shpërndarje 3.6 milionë fletë votimi! U prodhuan në Slloveni me vlerë 60 mln lekë

Teksa situata politike nuk është aspak e qetë për shkak të zgjedhjeve te 30 qershorit, 3.6 milion fletë votimi kanë mbërritur në Shqipëri. Ato po ruhen në masa të rrepta sigurie, në bazën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Lundër.

3.606.815 milion fletë votimi për kryebashkiakë dhe këshilltarë u prodhuan nga kompania Cetis në Slloveni me kosto 60 milion lekë dhe mbërritën në Shqipëri mëngjesin e së mërkurës.  Ato janë transportuar me kamionë dhe në mesnatë kanë kaluar doganën e Shkodrës. Nën masa sigurie e me shoqërim policor, fletët e votimit u vendosën në ambientet e KQZ-së herët në mëngjes.

Fletët e votimit janë vendosur në këto kuti dhe janë ndarë sipas numrit të votuesve në çdo bashki. Ato do të shpërndahen javën e ardhshme nëpër KZAZ në masa të rrepta policie dhe në një mënyrë të fshehtë.

Opozita është e vendosur për të zhvilluar zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa opozita vazhdon tentativat për të zaptuar ambientet e KZAZ-ve për të penguar zhvillimin e tyre.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja