'Gati për Shqipërinë', Rama bashkëbisedim me aplikantët: Do hapim një segment të administratës për nëpunës publik dixhital

Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, por që duan të japin kontributin e tyre pa u kthyer në Shqipëri, do t'u krijohet mundësia që ta realizojnë këtë duke punuar nga shtëpia, në shtetin ku jetojnë.

Kjo u bë me dije sot nga kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me disa prej aplikantëve në nismën 'Gati për Shqipërinë', ku tha se po mendohet për të hapur një segment të administratës për nëpunës publik dixhital, që punojnë nga shtëpia

"Ne jemi duke menduar për një reformë e cila të na japë mundësi që ata që duan të kontribuojnë në mënyrë sistematike, jo thjeshtë për një projekt, por nuk duan të vijën në Shqipëri, të hapim një segment të administratës sonë të lartë për nëpunës publik dixhital, që punojnë nga shtëpia", tha Rama. 

Qindra të rinj i janë bashkuar tashmë nismës ‘Gati për Shqipërinë’, të shpallur nga kryeministri Edi Rama, të cilët do të kontribuojnë për vendin për mandatin e tretë qeverisës.

Aplikimet në platformën “Gati për Shqipërinë”  vijojnë dhe është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri.

 

VIDEO E PLOTE

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:20
'Kemi mangësi në këtë fushë’, Rama bisedon me pilotin shqiptar dhe i ofron menjëherë punë: Je i dëshiruar të vish

Mes aplikantëve të "Gati për Shqipërinë', ishte edhe një pilot, i cili për momentin punon në Arabinë Saudite si kapiten dhe dëshiron të ofrojë kontributin e tij në Shqipëri.

Rama menjëherë i ofroi një vend pune pasi sipas tij, vendi ynë ka shumë mangësi në fushën e aviacionit.

Biseda e Ramës dhe pilotit:

Piloti: Punoj në Arabinë Saudite si kapiten, kam mbaruar studimet për pilot, jam i gatshëm të ndihmojë në fushën e aviacionit.

Rama: Je shumë i dëshiruar të vish sepse është një fushë dhe një profil që kemi kemi mangësi. Sapo të gjejmë një aeroplan, ti si fillim do përfshihesh në punët e aviacionit.

Ora 12:02
Rama befasohet nga CV e aplikantes, e fton në kryeministri, por nuk i kursen batutat: Prit me entuziazmin se mos zhgënjehesh

Etleva Gjonçaj, aplikante në platformën "Gati për Shqipërinë', ka befasuar jo pak kryeministrin Edi Rama me CV e saj dhe dëshirën për të dhënë sa më shpejt kontributin e saj për Shqipërinë.

Rama e ftoi që sot në kryeministri, për të shpalosur më tej idenë e saj, e ndërsa Gjonçaj tregoi entuziazmin e saj, Rama nuk kurseu batutën ku i tha të qetësohej pasi edhe mund të zhgënjehej.

Dialogu:

Aplikantja: Unë quhem Etleva Gjonçaj. Kam mbaruar dhe kam titull akademik nga tri universitete në BE. Dua të jap kontributin tim por edhe entuziazmin dhe pasionin, sidomos për projektet për Integrimin. Jam e gatshme të bashkëpunoj që nesër.

Edi Rama: Që sot jo që nesër.

Aplikantja: Ok që sot.

Edi Rama: Sot në 17:00 në kryeministri.

Aplikantja: Me shumë dëshirë faleminderit, është një moment shumë i veçantë...

Edi Rama: Jo prit, se mos zhgënjehesh prit njëherë

 

Ora 11:59
Aplikanti francez tërhoqi vëmendjen e Ramës me shqipen tij absolute: Me shqiptare je martuar? E flet gjuhën si frëngjishten

 

Gjatë bashkëbisedimit të Ramës me disa prej aplikantëve të nismës “Gati për Shqipërinë”, zhvilloi një bisedë shumë interesante me një francez i cili kërkon të kontribuoi në Shqipëri në fushën e logjistikës.

Shqipja absolute e francezit tërhoqi vëmendjen e Ramës i cili e pyeti menjëherë se ku e ka mësuar gjuhën, duke shkëmbyer disa batuta me të riun.

Biseda e Ramës me francezin:

Francezi: Unë jam francez në fakt. Jam kualifikuar me një master në fushën e logjistikës në Francë. Mbas kësaj kam punuar disa vite në Shqipëri. Fakti që kam një eksperiencë logjistike me lidh shume me fushën transporti kështu që me zhvillimin e territorit, politikat e transportit, transportit publik.

Rama: Po këto shqipen nga e ke

Francezi: E kam mësuar në Shqipëri

Rama: Në punë e ke mësuar këtë?

Francezi: Në punë

Rama: Me shqiptare je martuar

Francezi: Po me shqiptare

Rama: Aaa, e flet shqipen si frëngjishten.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Festat e fundvitit/ Fluks në portin e Vlorës, 1015 passgjerë erdhën sot në mëngjes (VIDEO)

Festat e fundvitit/ Fluks në portin e Vlorës, 1015 passgjerë erdhën sot në mëngjes (VIDEO)