Plani i Integruar i Menaxhimit të lumit Vjosa është tanimë një dokument i përfunduar që i hap rrugë zbatimit në të gjitha njësitë vendore brenda Parkut Kombëtar të Vjosës. Detaje të këtij plani u prezantuan në Fier gjatë një dëgjese publike nga Agjencia e Zonave të Mbrotjura, ku morën pjesë drejtues vendor, banorë të zonës përgjatë brigjeve të lumit.
“Keni dy lajme të bukura për të dhënë; Përfundimi i Planit të Integruar të Menaxhimit të Parkut Kombëtar Vjosa që do të thotë tani kemi një dokument përfundimtar për ta zbatuar, ndërkohë që lajmi tjetër është se Ministria e Mjedisit dhe Agjencia e Zonave të Mbrojtura po aplikojmë për një program të UNESCO që është “ Njeriu dhe Biosfera” dhe që bën zgjerimin e filozofisë, por edhe territoreve të Parkut dhe ku në qëndër është njeriu në natyrë”, tha Daniel Pirushi, drejtoreshë e përgjithshme e AKZM-së.
Pirushi theksoi se administratat publike në Fier, Vlorë dhe Gjirokastër po njihen me regjimin e ruatjes së Vjosës për një afat 10-vjeçar.
“Ne prezantuam një diagramë sa më të lehtë për tu kuptuar me qëllim njohjen e asaj se cfare lejohet dhe cfarë jo, që ta kuptojnë të gjithë përdoruesit”.
Plani i menaxhimit të Parkut Kombëtar të Vjosës do të krijojë mundësi ekonomike për komunitetet lokale, nëpërmjet zhvillimit të turizmit, thanë zyrtarët. Ndërsa banorët të cilët jetojnë përgjatë lumit Vjosa, shprehën shqetësim për dokumetacionin e pronësisë së tokës që mungon në pjesën më të madhe për shkak të problemeve me ndarjen e tokave.
R.D/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?
-
Po
34.7%
-
Jo
57%
-
Nuk e di
8.3%
Vota total: 4227
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Festa e Kurban Bajramit, Myftiu i Fierit: Të kemi më shumë vëmendje ndaj njerëzve në nevojë (VIDEO)
16 Qershor, 09:33
-
Falet namazi i Kurban Bajramit në Lushnjë, myftiu: Besimtarët të shtrijnë dorën për paqe e begati (VIDEO)
16 Qershor, 07:52
-
Habit Meta në Roskovec! Merr varenë e godet shtyllën: Edhe armët duhen marrë për të mbrojtur këta kalamaj! Mua këtu më keni me kallash në dorë (VIDEO)
15 Qershor, 09:43
-
Shalqini i Divjakës shitet me shumicë 30 lekë për kg! Fermerët: Mbulojmë dhe tregjet e rajonit
14 Qershor, 15:56
-
Qarkullonin me 100 mijë euro në makinë, në hetim 2 persona në Fier
14 Qershor, 13:28
-
VIDEO - Aksident në aksin Levan-Tepelenë, drejtuesja e mjetit humb kontrollin dhe del nga rruga
13 Qershor, 10:59
-
Emri/ Kush është 36-vjeçari që iu sekuestrua 1.8 mln euro pasuri në Fier! Pamjet e makinave luksoze
13 Qershor, 10:28
-
Prokuroria Fier sekuestron pasuri me vlerë 1.8 milion euro të dyshuara se burojnë nga trafiku i drogës
12 Qershor, 14:28
-
Fier/ Shisnin kanabis dhe kokainë të ndarë në doza, 2 në pranga
11 Qershor, 13:09
-
Personazh/ Hajdar Elmazi, saldatori që s'e braktis zanatin prej 51 vitesh: Keqardhje që rinia nuk e do, ka fitime
9 Qershor, 16:40
-
Lushnje/ Një 23 vjeçar dhe një grua rezultojnë të humbur! Dy nëna denoncuan largimin në polici
8 Qershor, 14:27
-
Karkaleci maroken bën kërdinë në fushat e Myzeqesë! Fermerët: Ka dëmtuar 1000 hektarë me jonxhë! Ministria e Bujqësisë të nisë spërkatjen
6 Qershor, 14:40