SERBI - Presidenti serb Tomislav Nikoliç do të takohet me parlamentarët në pjesën e dytë të kësaj jave për të prezantuar platformën për Kosovën. Agjencia e lajmeve Tanjug thotë se përfaqësuesit e partive parlamentare do të informohen në lidhje me përmbajtjen e këtij dokumenti.
"Platforma është gati, e vetmja gjë që mbetet është përcaktimi i axhendës së Presidentit", citohet të jetë shprehur një zyrtar i lartë që gjithsesi kërkon të mbetet anonim. Platforma do të dërgohet më pas drejt parlamentit menjëherë pas këtij takimi. Burimet nga Tanjug shpjeguan se në media ka konfuzion në lidhje me kohën dhe mënyrën e prezantimit të platformës.
Më herët në një intervistë për të përditshmen "Politika", zv/kryeministri Aleksandar Vuçiç tha se dokumenti është tejet realist.
(eç/dm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com