Gati pr/ligji për goditjen e pastrimit të parave! Të gjitha llogaritë bankare në një regjistër nën kontrollin e Tatimeve

TIRANË- Llogaritë bankare dhe kasetat e sigurisë ku janë të vendosura sende me vlerë të klientëve të hapura në 5 vitet e fundit do të kontrollohen nga institucionet tatimore. Ky është synimi i ligjit të ri të hedhur për konsultim publik nga Ministria e Financave dhe kërkon të godas fenomenin e pastrimit të parave. Projektligji “Për Regjistrin Qendror Të Llogarive Bankare” do të bëjë të mundur krijimin e një regjistri qendror për llogaritë bankare të individëve, bizneseve si dhe të organizatave jo fitimprurëse. Çdo informacion do të ruhet në regjistër deri në 10 vite.

Ai do të ngrihet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, dhe do të administrohet nga Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Sipas relacionit shoqërues një nismë e tillë është marrë në kuadër të rekomandimeve të  Task-Forcës Financiare FATF për të parandaluar pastrimin e parave.

“Regjistri do të përdoret pikërisht si një mjet për zbulimin, identifikimin dhe hetimin e veprimtarisë kriminale, ndjekjen penale të autorëve të veprave penale, zbulimin, gjurmimin ose identifikimin e pasurive të dyshuara me origjinë nga veprimtari kriminale si edhe detyrimeve tatimore”, thuhet në relacion.

Por përveç llogarive në regjistrin qendror do të mbahen edhe kasetat e sigurisë, për të ndihmuar që individët apo subjektet që kryejnë shkelje të identifikohen në kohë.

“Regjistri do të jetë një bazë të dhënash shumëqëllimore, e cila shërben si mekanizëm  qendror i automatizuar, për parandalimin e përdorimit të sistemit financiar për veprimtari të paligjshme, duke ndihmuar identifikimin në kohë të çdo individi, personi fizik, personi juridik ose organizimi ligjor  të mbajë ose kontrollojë llogari bankare ose kaseta sigurie pranë institucioneve financiare në Shqipëri”, vijon relacioni.

Përveç këtyre në regjistër do të përfshihen të dhënat personale të personave që janë objekt i këtij ligji, përfshirë edhe numrin e llogarisë, kodi i IBAN, emri i institucionit ku do të hapet llogaria, të dhëna mbi kasetën e sigurisë edhe nëse ajo është mbyllur si edhe të dhëna mbi aksionerët e bizneseve.

Një peshë të madhe në mbarëvajtjen e këtij procesi kanë edhe institucionet financiare, të cilat janë të detyruara të mirëmbajnë sistemet dhe të mundësojnë raportimin e të dhënave. Për shkeljet që mund të konstatohen si mos dhënie informacioni nga institucionet financiare, për raportim të rreme të dhënave apo mos korrigjim të gabimeve gjobat do të variojnë nga 500 mijë lekë deri në 1 milionë lekë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë