Gati projektligji/ Dyfishohen gjobat për biznesin e madh që nuk deklaron pagat reale të punonjësve

Të gjitha bizneseve të mëdha, që janë subjekte të TVSH-së dhe të tatimit mbi fitimin, do ju dyfishohen gjobat nëse nuk deklarojë pagat reale të punonjësve.

Në ndryshimet e reja ligjore në ligjin për procedurat tatimore të hedhur për konsultim publik, është saktësuar që të gjitha bizneset e mëdha që nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve do të gjobiten me 200% të vlerës së detyrimit dhe të kontributit të papaguar.

“Projekti vetëm për subjektet e regjistruara me përgjegjësi tatimore të TVSH-së dhe Tatim Fitimit për këtë shkelje parashikon një rritje të masës së gjobës nga 100 në 200 përqind të detyrimit dhe kontributit të llogaritur. Propozimi i këtij akti vjen si pasojë e vlerësimit të shmangies nga pagimi i detyrimeve tatimore te pagës dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e përqendruar në kategorinë e subjekteve të regjistruara me përgjegjësi tatimore të TVSH dhe tatim fitimit”, thuhet në relacion.

Ndërsa bizneset e tjera që nuk janë pjesë e TVSH-së dhe Tatimit mbi Fitimit nëse nuk deklarojnë punonjësit, do gjobiten në masën 100% të detyrimit.

Ndryshimet ligjore janë në nenin 119 të ligjit për Procedurat tatimore.

Neni 119/ Pika 3

Ishte- 3. Nëse nga verifikimi dhe kontrolli rezulton se tatimpaguesi ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pagën e saktë të përfituar nga punëmarrësi, si rezultat i marrëdhënies së punësimit, tatimpaguesi-punëdhënës, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimit tatimor dhe kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të llogaritur për gjithë periudhën që provohet se është kryer shkelja, dënohet me gjobë në masën 100 për qind të detyrimit dhe kontributit të llogaritur.

Neni 119/ Pika 3

Bëhet- “3. Nëse nga verifikimi dhe kontrolli rezulton se tatimpaguesi ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pagën e saktë të përfituar nga punëmarrësi, si rezultat i marrëdhënies së punësimit, tatimpaguesi-punëdhënës, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimit tatimor dhe kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të llogaritur për gjithë periudhën që provohet se është kryer shkelja, dënohet me gjobë në masën:

a. 200 për qind të detyrimit dhe kontributit të llogaritur për tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim fitimi dhe TVSH dhe,

b. 100 për qind të detyrimit dhe kontributit të llogaritur për të gjithë tatimpaguesit e tjerë.

Këto ndryshimet ligjore vijnë pas informalitetit të lartë që u zbulua në deklarimin e pagave, pas publikimit të databazave të pagave në fund të vitit të kaluar, ku shumë profesione të mirë-paguara deklaroheshin paga minimale.

Vetëm në 3 vitet e fundit Ministria e Financave thotë se janë vendosur 1025 gjoba nga administrata tatimore për biznesin e madh për mosdeklarim të punonjësve dhe fshehja e pagës, me një vlerë prej 142,336,266 lekë.

Nëpërmjet ashpërsimit të gjobave qeveria thotë se, synohet të ndikojë në reduktimin e këtyre shkeljeve, mbrojtjen e individëve të punësuar si dhe pasqyrimin real në skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë relacioni shpjegues për projektligjin )

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:52
Ndryshon ligji për inspektimet në punë/ Gjobë pa paralajmërim bizneseve që kapen me shkelje! Punonjësit që denoncojnë marrin shpërblim dhe mbrohen nga shteti

1655207695_kontroll.jpg

Ligji për inspektimet në punë pritet që të ndryshojë. Në relacionin të qeverisë parashikohet që mos të ketë më paralajmërime për gjobë për bizneset që gjenden në shkelje, duke mos zbatuar kontratën e punës gjatë momentit të inspektimit. Shkeljet që do të ndëshkohen kanë të bëjnë me kontratën e punës, kohëzgjatjen e punës dhe pushimeve, pagën, të cilat prekin disa punëmarrës apo zgjasin në kohë”.

Rezultatet e pikës 3 të Këshillimit Kombëtar adresojnë për:

“Shteti shqiptar duhet të sigurojë mbrojtje të veçantë, përfshirë dëmshpërblim financiar për punëmarrësit që denoncojnë punëdhënësit për paga fiktive dhe duhet të ashpërsojnë masat për punëdhënësit abuzues”.

Ndryshimet ligjore po ndermerren per te ulur informalitetin, pas rezultateve te inspektimeve te kaluara, ku shume biznese jane paralajmeruar dhe jo ndeshkuar 

Gjatë vitit 2021  janë kryer 7039 inspektime, ku janë vendosur:
-     760 paralajmërime.
-    102 gjoba, ku në 45% shkelja lidhej me dispozitat e ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si një rregullator kyresor i cili parashikon detyrimet ligjore, shkelja e të cilave përbën punësim informal.
-    524 masa të Pezullimit të përkohshëm të punës për shkelje të marrëdhënieve të punës.
Rezulton se në këtë vit 11 % e subjekteve të inspektuara janë paralajmëruan dhe 1.4% e subjekteve të inspektuara janë sanksionuar me gjobë.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adela: 22/05/2023 12:01

    NDERKOHE: MEKTRINI, SALILLARI, KASTRATI, AGIKONSI, GSL ENTERPRISE, E SHUME E SHUME kompani qe sdeklarojne. asgje seshte bere po ashtu vazhdojne, 34000lek ne banke pjesa tjeter me zarf si me qene ne kohen e Makut. Se di dmth, evazioni nivele skandaloze.

    Përgjigju
  • I.Qemali: 17/06/2022 15:01

    Po bëni shaka me njerëzit? Së pari, bëni që bizneset e mëdha të paraqesin një "bord drejtues" të pavarur. Së dyti, sigurohuni që CEO të ketë kompetencë, Tre, CEO dhe bordi së bashku miratojnë një firmë audituese si EY, KPMG ose Deloite. Atëherë nuk keni pse të ndiqni kompanitë. 2 bonuse të tjera: do të jenë të hapura dhe niveli i NPL-ve do të jetë shumë i ulët (më vjen keq për drejtuesit e bankave, kjo është jeta). Dhe Bursa e Tiranës më në fund do të marrë kompani të listuara ????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia