Gati projektligji për mbrojtjen civile, Xhaçka: Synon ngritjen e efektivitetit të sistemit të emergjencave

Gati projektligji për mbrojtjen civile, Xhaçka: Synon ngritjen e efektivitetit të sistemit të emergjencave

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka

Projektligji për mbrojtjen civile është gati dhe ai synon të forcojë masat dhe shërbimin e ofruar duke sjellë një riorganizim të funksionimit sistemit të mbrojtjes në fushën e shërbimit të emergjencave civile.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila përmes një statusi në facebook thotë se ky projektligj synon ngritjen në një nivel më të lartë të efektivitetit të sistemit të mbrojtjes civile.

Sipas Xhaçkës drafti i ri përcakton qartë detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve, të subjekteve private, organizatave dhe shoqatave të shoqërisë civile, dhe të shtetasve në tërësi.

Kemi gati projektligjin që synon ngritjen në një nivel më të lartë të efektivitetit të sistemit të mbrojtjes civile, i cili përcakton detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve, të subjekteve private, organizatave dhe shoqatave të shoqërisë civile, dhe të shtetasve në tërësi. Projektligji përcakton më qartë se kurrë përgjegjësitë e pushtetit qendror e lokal, përcakton parashikimet në buxhet për emergjencat dhe është në përputhje me direktivat e BE-së.”, shkruan ministrja Xhaçka në Facebook.

Ndërkohë, në draft përcaktohet se qëllimi i ligjit është zvogëlimi i riskut nga fatkeqësitë dhe realizimin e mbrojtjes civile për të garantuar mbrojtjen e jetës së njerëzve, pronës, trashëgimisë kulturore dhe mjedisit, nëpërmjet forcimit të sistemit të mbrojtjes civile.

Në fund Ministrja e Mbrojtjes Xhaçka thotë se mirëpret çdo sugjerim nga profesionistë dhe ekspertë për projektligjin, përpara se ta dërgojë në qeveri dhe më pas në Kuvend

Postimi i plotë i Olta Xhaçkës:

Riorganizimi i Emergjencave Civile nuk mund të mjaftohet vetëm me kalimin e tyre nën përgjegjësinë e Ministria e Mbrojtjes.

Përvoja e viteve të fundit na ka mësuar që emergjencat kanë nevojë për përmirësime edhe sa i përket kuadrit ligjor.

Kemi gati projektligjin që synon ngritjen në një nivel më të lartë të efektivitetit të sistemit të mbrojtjes civile, i cili përcakton detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve, të subjekteve private, organizatave dhe shoqatave të shoqërisë civile, dhe të shtetasve në tërësi.

Projektligji përcakton më qartë se kurrë përgjegjësitë e pushtetit qendror e lokal, përcakton parashikimet në buxhet për emergjencat dhe është në përputhje me direktivat e BE-së.

Rrit rolin e prefektit dhe krijon Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, e cila do të ketë kapacitete shumë më të mëdha administrative, përgjegjësi dhe kompetenca më të gjera.

E fundit, por kurrsesi më pak e rëndësishmja; nxit vullnetarizmin, dhe meqë jemi këtu, jam e lumtur të mirëpres çdo sugjerim nga profesionistë dhe ekspertë për projektligjin, përpara se ta dërgojmë në qeveri e mandej në Kuvend.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin