Gati Qendra e re Memoriale kushtuar At Gjergj Fishtës! Report Tv sjell pamjet e Kullës së Gurtë ku lindi kleriku patriot

LEZHË - Qendra memoriale dedikuar At Gjergj Fishtës do të jetë gati brenda këtij muaj. Punimet në objektin e ndërtuar mbi rrënojat e banesës ku ka lindur poeti në fshatin Fishtë të Lezhës po shkojnë drejt fundit. Investimi i financuar nga Qeveria përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit është pjesë e projektit "Itenerari Fishtian", që nis nga Lezha dhe përfundon në Shkodër.

“Sistemi i jashtëm ka përfunduar. Rruga është shtruar dhe ka tre shesh-pushime. Objekti ka përfunduar, kanë mbetur gjëra të vogla teknike dhe deri në fund të muajit shtator është gati për inaugurim. Brenda ka salla, amfitear dhe dhoma për artistët”, tha Alfred Gjoni drejtues i punimeve.

Qendra kulturore dhe rekrative do të përfshijë hapësira të dedikuara për rezidenca artistike, sesione krijimtarie dhe ekspozime të artistëve vendas e të huaj. Ajo është e lidhur përmes një rruge këmbësore me shtëpinë ku ka jetuar At Gjergj Fishta.

“Kjo kullë është ndërtuar në vendin ku ka lindur Fishta. Po kështu është dhe shtëpia ku ka jetuar për disa vite Fishta, e cila është restauruar dhe është e hapur për vizitorët. Të dyja objektet lidhen përmes një shtegu që është shtruar me çakull”, tha Paulin Zefi përgjegjes i kulturës, Lezhë.

Investimi kap vlerën e 93 milion lekëve si pjesë e intenerarit fishtian i cili përfshin vendet ku ka jetuar dhe shërbyer "At Gjergj Fishta" dhe që ju fton të zbuloni jetën e vepren e tij përmes një itinerari kulturor emocionues.

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka pasur sukses 'Tempulli' në kapjen e shpërndarësve të drogave në shkolla?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Në një ceremoni madhështore, këngëtari Ervis Behari i jep fund beqarisë

VIDEO/ Në një ceremoni madhështore, këngëtari Ervis Behari i jep fund beqarisë