VIDEO/ Në një ceremoni madhështore, këngëtari Ervis Behari i jep fund beqarisë

Këngëtari i njohur i muzikës popullore mbrëmjen e djeshme i ka dhënë fund beqarisë me një dasmë madhështore mes miqsh dhe familjarëve të tij.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale shohim se të shumtë ishin personazhet publik përfshirë aktorë dhe këngëtarë nga të gjitha rrymat muzikore të cilët dhuruan një atmosferë të mrekullueshme duke kënduar e kërcyer së bashku me Ervisin dhe bashkëshorten e tij.

Por detaji i cili tërhoqi më shumë vëmendje ishte një fotografi të vogël të nënës së këngëtarit vendosur në anën e zemrës së tij.

Edhe pse nëna e Ervisit është ndarë nga jeta para disa viteve si pasojë e një sëmundje të rëndë, artisti ka zgjedhur një mënyrë tepër të veçantë për ta pasur afër vetes.

Në prill të vitit të kaluar Ervisi bëri celebrim në Bashkinë e Tiranës duke kurorëzuar dashurinë e tij disavjeçare.

Çifti gjithashtu kanë edhe një djalë, të quajtur Erblin, i cili sapo ka mbushur një vjeç.

Ai u bë i njohur me këngën “Dajo”, e cila tashmë nuk mungon në asnjë prej dasmave shqiptare.

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025