Gati "Monumenti i Pavarësisë"
në Tiranë, 14 ton

Gati "Monumenti i Pavarësisë" <br />në Tiranë, 14 ton
TIRANE - Monumenti i Pavarësisë ka përfunduar instalimin e plotë të pjesëve që kanë ardhur në formën e pllakateve të parafabrikuara nga Austria në Shqipëri. Ai tashmë ngrihet në një lartësi 8 metra dhe me bazament 4.4 metra katrorë. Projekti është i arkitektëve Kai Kiklas dhe Visar Obrija. Ngjitja e plotë e pjesëve përfundoi mbrëmjen e se enjtes.
Këto ditë të rregullohet sheshi me shtresa të copëtuara gurësh çakulli dhe pastaj do të pritet dita e 28 nëntorit për t’u promovuar.

monumenti i pavaresise

Pjesa që ka veshur sipërfaqen e brendshme të monumentit është prej bronzi, ndërsa e jashtmja është më specifike. Brenda do të lyhet me një vaj lubrifikant mbrojtës dhe gjithçka që është gdhendur në faqet e brendshme do të ketë një dukje dhe shkëlqim të veçantë.

E gjithë struktura është prodhuar në Austri. Të gjitha janë bërë me laser, në mënyrë që me kalimin e viteve kjo strukturë të mund te marrë një ngjyrë më të errët të një bronzi të vjetër.

monumenti pavaresia tirane

Shqiponja është prerë me laser, me precizon, është 10 milimetra e trashë, por peshon 350 kilogram e gjitha, ndërsa është ndriçuar nga pas me dritë të bardhë që natën të duket e zezë.

Ndërkaq gjithë monumenti peshon 14 tonë, dhe është transportuar me një trajler të madh 4 metra. Në monument do të jenë emrat e firmëtarëve të pavarësisë.

Pranë monumentit është një strukturë tek e cila është menduar të kalojnë njerëzit dhe të ulen. E gjithë kjo strukturë do të jetë me një shtresë të derdhur në bronz që është në lidhje me strukturat e këtij paralelopipedi të hapur.

monumnti pavaresia tirane

(jd/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi