Gati rritja e pagave për
policët, ja si ndryshojnë gradat

Gati rritja e pagave për<br />policët, ja si ndryshojnë gradat
Ministria e Financave ka gati vendimin për rritjen e pageve të punonjësve të policisë. Pritet që policët të marrin rreth 10 mijë lekë më shumë, duke filluar nga muaji prill.
 
Nëse sot një punonjës i thjeshtë polici merr 59 mijë lekë, pritet që të ketë një pagë jo më të ulët se 69 mijë lekë.
 
Paga më e ulët do të jetë për nëninspektorët dhe inspektorët me 69 mijë lekë. Rritja e pagave do të jetë e ulët për drejtuesit e policisë, ndërkohë që punonjësit e tjerë marrin shtesë në pagë deri në 45%.
 
Ndërkohë përpos rritjes së pagave në qeveri ndodhet edhe një vendim tjetër për ndryshimin e gradave.
 
Parashikohet që të krijohet grada “Inspektori i parë” dhe grada “Inspektori i dytë”. Gradën “Inspektori i parë” pritet ta përfitojnë rreth 1 mijë punonjës dhe paga e tyre do të jetë 54 500 lekë.
 
Ndërkohë që gradën “Inspektori i dytë” do të marrim 1135 punonjës dhe paga e tyre do të jetë 52 000 lekë.
 
Gjithashtu ndryshimet që po bëhen në polici, prekin edhe Akademinë e Sigurisë, ku aplikojnë kandidatët e rinj për policisë.
 
Tashmë ata që do aplikojnë për në shkollën e policisë, duhet të kenë edhe “vërtetim besueshmërie”, një vërtetim i cili jepet nga Drejtori i Policisë së Shtetit dhe parashikon kontrollin e të dhënave të deklaruara.
 
Pagat e policëve, gradat dhe ndryshimet në shkollën e policisë, pritet të miratohen në mbledhjet e ardhshme të qeverisë.

tabela

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Rama: Italia në mendjen e shqiptarëve ishte parajsa e kësaj toke

Rama: Italia në mendjen e shqiptarëve ishte parajsa e kësaj toke