TIRANË- Në një kohë kur mëngjesin e sotëm replikoi gjatë me kryedemokratin Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama, zgjodhi që fundin e këtyre debateve në distancë me një punë konkrete.
Për këtë, ai zgjodhi spitalin e fëmijëve në Durrës, ku publikoi disa foto se si është shndërruar kjo godinë pas rikonstruktimit.
"Gati spitali i ri i fëmijëve Durrës. Në dy fotot e spitalit të fëmijëve sot e dje, shihet qartë dallimi mes vizionit tonë për shëndetësinë dhe realitetit të shëndetësisë që trashëguam nga ata që sot shesin përditë dëngla se si duhet qeverisur shëndetësia", shkruan Rama.
Si ishte spitali i fëmijëve në Durrës