Prezantimi i Strategjise ne MZHETS
TIRANE 8 Korrik/ATSH/- Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes zhvilloi takimin përmbyllës të draft-strategjisë "Për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Mbikëqyrjen e Tregut" 2014-2020.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues të ministrive të linjës, organizatat e konsumatorëve dhe biznesit, përfaqësues nga stafi akademik, donatorët potencialë për mbështetjen e implementimit të strategjisë, përfshirë Zyrën e Delegacionit Evropian në Tiranë, GIZ, UNDP, Koperacioni Italian, etj.
Sekretari i Përgjithshëm, Frederik Seiti, theksoi se politika e fuqizimit të konsumatorit është esenciale për arritjen e objektivave të strategjisë 2014-2020, për një rritje të zgjuar, të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse, sepse kontribuon në rritjen e besimit të konsumatorëve për blerjen e mallrave apo shërbimeve.
Seiti vuri në dukje se strategjia i është nënshtruar një sërë konsultimesh dhe takimi është në mbyllje të një sërë takimesh me gjithë ministritë dhe institucionet përgjegjëse për përgatitjen e saj, organizatat e konsumatorëve dhe ato të biznesit, stafin akademik, etj.
Në konteksin e gjendjes aktuale të ekonomisë, vijoi Seiti, një politikë e fuqishme për konsumatorët tashmë është një domosdoshmëri. "Vizioni i kësaj strategjie ka për qëllim maksimizimin e pjesëmarrjes dhe besimit të konsumatorëve në treg, duke i siguruar atyre mekanizmat e nevojshme ligjore dhe institucionale, duke bërë që tregu i mallrave dhe shërbimeve të punojë për ta, duke lehtësuar ushtrimin e fuqisë së tyre të zgjedhjes dhe duke siguruar zbatimin e të drejtave të tyre", tha Sekretari i Përgjithshëm i MZHETS.
Seiti theksoi faktin se, kjo strategji synon të rrisë besimin e konsumatorëve nëpërmjet përmirësimit të sigurisë së produkteve, përmirësimit të transparencës së tregut dhe praktikave tregtare, si dhe përmirësimit të edukimit të konsumatorëve, në bazë të të cilave janë parashikuar një sërë masash dhe objektivash që duhen zbatuar deri në vitin 2020.
Në këtë strategji parashikohen një sërë masash ligjore dhe institucionale jo vetëm për forcimin e kapaciteteve ekzistuese siç është rasti për AKU, QKKB, etj por edhe në krijimin e institucioneve të rëndësishme si ngritja e Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut, mungesa e të cilit i ka shkaktuar një kosto jo vetëm konsumatorëve shqiptarë por edhe funksionimit të një tregu normal e konkurues.
Miratimi i kësaj strategjie do shërbejë si bazë edhe për mundësinë e organizatave të konsumatorëve të zhvillojnë projekte për edukimin, ndërgjegjësimin dhe këshillimin e konsumatorëve.
Kryetarja e Grupit Teknik të Punës, Anila Jani prezantoi draft strategjinë duke i kushtuar një vëmendje të veçantë analizës së situatës dhe duke nxjerrë problematikat, të cilat gjejnë adresim në objektivat afat mesme dhe afat gjatë të strategjisë. Në prezantim u shpjegua vizioni, qëllimet, politikat kryesore dhe objektivat kryesore shoqëruar me një kostim të detajuar për gjithë produktet dhe objektivat e parashikuara dhe në total rezulton që implementimi i sukseshëm i kësaj strategjie mund të kërkojë mbështetje nga donatorët për rreth 15% të kostos totale të saj. Jani vuri në dukje se zbatimi i "Strategjisë për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Mbikëqyrjen e Tregut" i kushton çdo shqiptari 650 lekë në vit./a.gjonaj/./a.g/
/Shqiptarja.com