Gati targat 'moderne' për makinat, të pajisura me barkod dhe elementë sigurie (VIDEO)

TIRANË - Ndryshojnë targat e makinave, dhe tashmë vijnë më të modernizuara dhe me element të shtuar të sigurisë. Nëpërmjet një deklarate Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka njoftuar se targat e reja janë gati dhe janë të standardeve të Bashkimit Evropian, kanë prioritet sigurinë publike dhe janë të a-falsifikueshme, të patjetërsueshme, me numrin më të lartë të elementeve të sigurisë.

Këto targa nuk nxjerrin nga qarkullimi targat aktuale, por tashmë çdo drejtues mjeti që bën targat, do të vendosen në mjetin e ri targat më të fundit të prezantuara nga DPSHTRR.

Këto targa kanë plot 15 elementë të shtuar sigurie përfshirë prokat, kuposje, stampim apo edhe barkodi që do ti vendoset çdo targe.

Disa nga elementët e targave të reja janë, standardit europian me alumin që të jetë pa asnjë efekt negativ për ambientin, ka hologramë  të personalizuar me logo enti dhe logo kombëtare, çdo targë do të ketë një barkod, dhe DPSHTRR do regjistrojë për secilin mjet dhe barkodet përkatëse të targave të mjetit. Ka po ashtu simbole katrore, me shqiponjë dhe me germën A.

Ky ndryshim cilësor dhe ky investim, mundësohet nga DPSHTRR pa rritur tarifat ekzistuese për regjistrimin e mjeteve.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Juristi: 11/01/2020 21:43

    Shpetuam,ja arritem edhe kesaj dite.Bravo qe do ndryshojme targat.Gjë e madhe.Inshalla ndryshojne edhe trunin.Rrofshin tenderat.

    Përgjigju
  • Lui: 11/01/2020 21:18

    Bobooo.., a thua se ketu kishte mbetur siguria..

    Përgjigju
  • sami: 11/01/2020 19:47

    Shqiponja e bardhe ne fushen blu ,nuk e di cfare kuptimi ka apo cfare perfaqeson

    Përgjigju
  • Maqo: 11/01/2020 18:45

    Vazhdon shtrydhja e trurit si e si te bejme tender te re e te vazhdojme te tallemi e rrjepim kete popull, me keto dokra e turpe pafund. Vazhdo rilindas vazhdoni se per keto ka keq ky popull.

    Përgjigju
  • e njejte: 11/01/2020 18:34

    pa asnje ndryshim. ka ndryshuar vetem kontraktori qe ka fituar tenderin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës