Gati të shisnin 160 kg drogë, 6 të arrestuar, mes tyre edhe dy femra

Gati të shisnin 160 kg drogë, 6 të arrestuar, mes tyre edhe dy femra

Policia e Lezhes

Sipas informacioneve raportohet se gjatë kontrollit të banesës së një prej të arrestuarve, përveç sasisë së lëndës narkotike janë sekuestruar edhe armë gjahu, 12 telefona, dy peshore elektronike si dhe dy automjete.

 Njoftimi zyrtar

Sektori për Narkotikët dhe Trafiqet në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, gjatë një operacioni ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

•Nikolin Marpalaj, 49 vjeç, banues në Lezhë,

•Kristjan Pepaj, 25 vjeç, banues në Shkodër,

•Doren Pepaj, 22 vjeç, banues në Malësinë e Madhe Shkodër,

•Erjon Ndoci, 29 vjeç, banues në Lezhë,

•Jolanda L, 29 vjeçe, banuese në Shkodër,

•Mirsada P. 25 vjeçe, banuese në Velipojë.

Nga informacionet e marra në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, se në fshatin Balldren në banesën e shtetasit Nikolin Marpalaj, personat e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin po përgatiteshin për të transportuar e shitur një sasi lëndë narkotike Cannabis Sativa, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e shtetasit Nikolin Marpalaj janë gjetur dhe sekuestruar dhe në cilësinë e provës materiale:

 

•  160 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa,

•   Një armë gjahu,

•   Dy peshore elektronike,

•   12 telefona celularë të markave të ndryshme,

•   Një automjet tip "Golf 4" në pronësi të shtetasit Kristian Pepaj,

•   Një automjet tip "Mercedes Benz" në pronësi të shtetasit Erjon Ndoci.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale të “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/2, 25, të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 27/03/2018 15:50

    S'paskan dal lezhjanet ne proteste per lirimin e tyre?! Çudi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën