Qeveria ka miratuar rregullat dhe procedura e përshpejtuar për hartimin dhe miratimin e planit të detyruar vendor, si dhe procedurat e miratimit të lejeve të zhvillimit dhe lejeve të ndërtimit, në rastet e fatkeqësive natyrore,  për  objektet  e  reja  dhe/ose  të infrastrukturës publike, si dhe zonave të reja për zhvillim. Këto plane kanë për qëllim zhvillimin dhe/ose rizhvillimin e një zone të dëmtuar nga ngjarja e fatkeqësisë natyrore; zhvillimin e një zonë të re për të përballuar nevojën për strehim të familjeve të prekura nga fatkeqësia si dhe ndërtimin e infrastrukturave publike.

Ndërkohë, janë përcaktuar edhe rregullat e miratimit të lejeve të zhvillimit dhe lejeve të ndërtimit për objektet e dëmtuara apo të prishura nga tërmeti. Në rastet kur për zonën është miratuar një plan i detyruar vendor, leja e zhvillimit përbëhet nga ekstrakti i dokumentit të detajuar të planifikimit  që janë…

DOKUMENTET PËR SHTËPITË E DËMTUARA

a) kërkesa për llojin e përdorimit të objektit;

b) dokumenti që vërteton të drejtat pasurore të pronës/ave që marrin pjesë në zhvillim.

Brenda 10 ditëve pune nga data e paraqitjes së aplikimit për leje zhvillimi në sistemin e-leje, kryetari i bashkisë vendos miratimin ose refuzimin e lejes së zhvillimit. Leja e zhvillimit apo vendimi për refuzimin e saj i dërgohet kërkuesit, nëpërmjet sistemit elektronik e-leje. Kurse leja e ndërtimit lëshohet në përputhje me përcaktimet e lejes së zhvillimit, të planit të detyruar vendor, si dhe të rregullores të planit të detyruar vendor.

Dokumentet për t’u pajisur me leje ndërtimi janë:

a) kërkesa për leje ndërtimi, sipas formatit të aplikimit në sistemin e-leje;

b) akti i konstatimit i hartuar nga strukturat përkatëse të ngarkuara nga legjislacioni në fuqi për ndërtimet e reja në zonat e dëmtuara;

c) dokumente që vërtetojnë të drejtat pasurore të pronës/ave që marrin pjesë në një zhvillim;

ç) plani i vendosjes së ndërtimit mbi fragmentin e hartës në gjendjen ekzistuese;

d) projekti i ndërtimit dhe relacioni përkatës, i nënshkruar elektronikisht dhe i hartuar konform kushteve të përcaktuara në lejen e zhvillimit/dokumentet e planifikimit

dh) grafiku paraprak i punimeve dhe afati i dorëzimit të objekteve, sipas fazave të zbatimit;

e) preventivi, i cili duhet të bazohet në koston mesatare të ndërtimit të banesave, sipas legjislacionit në fuqi;

ë) deklarata e projektuesit/ve të licencuar, sipas formatit të aplikimit, të përcaktuar në sistemin e-leje, nëpërmjet së cilës konfirmohet përputhshmëria e projektit me lejen e zhvillimit, dokumentet e planifikimit dhe me legjislacionin që rregullon veprimtarinë e ndërtimit në Republikën e Shqipërisë, përfshirë dispozitat antisizmike, të sigurisë, mbrojtjes nga zjarri dhe higjieno-sanitare;

f) vlerësimi i ndikimit në mjedis apo deklaratë mjedisore, sipas legjislacionit në fuqi;

g) kopje e policës së sigurimit të projektuesve për mbulimin e përgjegjësive profesionale.

Kur rindërtimi nuk e ndryshon strukturën aktuale të ndërtesës së dëmtuar, dokumentet që duhet të dorëzojë aplikuesi, për t’u pajisur me leje ndërtimi janë:

PËR SHTËPITË NË STRUKTURËN QË ISHTE

a) akti i konstatimit për ndërtesën e dëmtuar

b) projekti ndërtimit, i hartuar nga Instituti i Ndërtimit

Kryetari i bashkisë vendos brenda nga 5 deri në 20 ditë pune, nga data e paraqitjes së aplikimit në sistemin e-leje.