Bohçe me fileto pule dhe perime
Përbërësit:
4 fileto pule
½ fç gjalpë
1 limon (lëngu)
1 qepë mesatare
3 patate
300 gr bizele
2-3 domate
4 kubikë djathë
1 tufë majdanoz
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim filetot e pulës me gjalpë duke i spërkatur me kripë, piper dhe lëng limoni.
Vendosim patatet të ziejnë (jo plotësisht). Në tiganin ku skuqëm filetot e pulës, vendosim qepën të prerë në rondele dhe e kaurdisim derisa të bëhet transparente, më pas shtojmë patatet të prera në feta rrumbullake dhe bizelet. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta.
Vendosim në tavolinën e punës një letër pjekje të palosur në dysh dhe e lyejmë në brendësi me gjalpë. Vendosim fileton e pulës, sipër perimet e kaurdisura dhe një fetë djathë. E mbyllim grykën e letrës si një bohçe. Lyejmë një tavë me pak vaj dhe vendosim bohçet individuale me nga një fileto pule dhe perime. I vendosim të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 1 orë.